DONACIONET

Ne mund të mbjellim një fidan në Parkun Kombëtar të Lurës për më pak se 3€. Kjo bëhet e mundur vetëm falë donatorëve si ti dhe falë ndihmës së çmuar të partnerëve tanë.

Si mund t’i bëni donacionet?

Credit/Debit card ose PayPal (me tarifë)

Ju mund të përdorni kartën tuaj të kreditit/debitit për të bërë një donacion. Më pas, pagesa do të gjurmohet nga Stripe. Nëse preferoni, ju gjithashtu mund të përdorni llogarinë tuaj PayPal, thjesht zgjidhni opsionin Donorbox.

Adresa është opsionale, por kur paguani me kartë krediti/debiti pagesa juaj mund të refuzohet nga banka juaj nëse adresa nuk jepet e saktë.

Trasferta bankare (pa tarifë)

Ju lutemi përdorni emrin tuaj/emrin e organizatës si referencë pagese që të mund të identifikojmë donacionin tuaj.

Albania

Ne kemi llogarinë tonë bankare në BKT, nën emrin QENDRA TREES FOR LURE

ALL
IBAN: AL9120511265005736CLOTCLALLA
EUR
IBAN: AL5720511265005736CLOTCFEURS

Bashkimi Europian

Llogaritë janë në Republikën Çeke, nën emrin FARANDFURTHER

EUR
IBAN: CZ9220100000002801986411

Si mund ta zbrisni donacionin tuaj nga tatimet?

Për çdo donacion që bëhet, ne ju dërgojmë një faturë elektronike. Fatura përmban të gjitha informacionet e duhura për zbritjen e taksave.

Sipas raportit të Shoqatës Evropiane për Mbledhjen e Fondeve Stimulimet tatimore për bamirësi në Evropë (PDF) shumica e donatorëve nga BE dhe Britania janë në gjendje të zbresin donacionet e tyre nga tatimet. Ju lutemi të lexoni raportin për të marrë më shumë informacion nëse është i zbatueshëm për rastin tuaj.

Fatkeqësisht, donatorët amerikanë nuk mund t'i zbresin donacionet e tyre sipas Informacion IRS, seksioni Organizatat e huaja.

Përse përdoren donacionet?

Ne i përdorim donacionet tuaja vetëm për të blerë pemë dhe fara, për transport, materiale dhe aktivitete të cilat janë të nevojshme për të organizuar eventet mbjellëse.

Ne jemi një organizatë vullnetare e cila na lejon të përdorim 95.6% (shiko më poshtë) të donacioneve tuaja për aktivitetet tona, jo për shpenzimet e menaxhimit.

Përmes aktiviteteve tona ne kanalizojmë një sasi të konsiderueshme të donacioneve tuaja në komunitetin vendas, në zonën e Lurës. Këtë e arrijmë duke pasur një ekip vendas të cilët na ndihmojne me gërmimin, mbjelljen, transportin dhe shërbime të tjera.

95.6% e donacioneve tuaja përdoren, pse?

Ne përdorim shërbimin Donorbox për të marrë donacionet dhe Stripe ose PayPal për të bërë pagesat.

Fatkeqësisht, ka tarifa të përfshira kur bëni pagesa nëpërmjet Donorbox (1.5%) & Stripe/PayPal (2.9% + 0.30$). Ne e paguajmë këtë tarifë për secilin donacion.

Nëse dëshironi të mbuloni tarifën Donorbox & Stripe, mund ta bëni këtë duke shënuar në kutinë "Mbuloni tarifën e përpunimit" në faqen e fundit të formularit të donacionit.

Ne mund të mbjellim një fidan në Parkun Kombëtar të Lurës për më pak se 3€. Kjo bëhet e mundur vetëm falë donatorëve si ti dhe falë ndihmës së çmuar të partnerëve tanë.

Donorbox ngarkohet...