PROJEKTI

Parku Kombëtar i Lurës është një nga parqet më të bukur dhe të eger në Shqipëri. Fatkeqësisht, parku pësoi një shpyllëzim masiv nga prerja e paligjshme e pemëve, si dhe për shkak të një serie zjarresh që shkaterruan pyjet e tij.

Misioni ynë është të ndihmojmë Parkun Kombëtar të rimëkëmbet nga gjendja fatkeqe. Duam të mbjellim 20 000 pemë brënda vitit 2020. Prandaj po punojmë sëbashku me autoritetet vëndase, gjithashtu edhe me përgjegjësit e Parkut Kombëtar të Lurës që të arrijmë këtë qëllim.

Përgjatë eventeve dhe projekteve të zhvillimit (ngritja e një baze për pemët, qendra e informacionit, menaxhimi i pyjeve) ne gjithashtu vihemi në kontakt dhe mbështesim komunitetin vendas. Sëbashku, ne po punojmë për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme.

Projekti Pemë për Lurën vjen si bashkëpunim mes FAR&FURTHER dhe grupit Scout Tirana 1. Gjithashtu edhe në sajë të ndihmës së paçmueshme të partnerëve tanë bujarë.

PARTNERËT

PLANI

Ne shpresojmë që Pemë për Lurën të zgjasë për vite të tëra, duke ndihmuar jo vetëm në sjelljen e pemëve në Lurë por gjithashtu edhe të turistëve të rinj, që do të vijnë për të shijuar Parkun Kombëtar të Lurës.

Ky projekt nuk do të ndihmojë vetëm në rimëkëmbjen e pishave të Ballkanit në rrezik por gjithashtu do të nxisë rritjen e zhvillimit rural dhe ekonomik në zonë, sidomos për njerëzit që jetojnë në fshatrat afër Parkut Kombëtar të Lurës. Rimëkëmbja e pyjeve të Lurës është një detyrë shumë e rëndësishme për t’u ekzekutuar. Ne po punojmë bashkë me autoritetet vendase, dhe veçanërisht me menaxherët e Parkut Kombëtar të Lurës për të koordinuar përpjekjet tona.

Aktivitetet

Mbjellja e pishave të Ballkanit në Lurë është thelbësore për rikuperimin e ekosistemit pyjor. Pemët gjithashtu sigurojnë mbrojtje të tokës nga erozioni dhe zjarret pyjore, të cilat janë disa nga problemet parësore të parkut për momentin.

Pra se të bëhet mbjellja e pemëve të reja, duhet bërë pastrimi i pemëve të vjetra që kanë mbetur nga koha e prerjeve të paligjshme. Për më tepër, druri i vjetër paraqet rrezik duke shërbyer si nxitës për zjarret, pasi është i thatë. Megjithatë, pas procesit të mbledhjes ai mund të përdoret si dru për zjarr nga banorët vendas.

Ngritja e një baze për pemët do të ishte jashtëzakonisht e dobishme. Për momentin, gjetja e fidanëve është një problem logjistik. Vendosja e një baze do të krijonte mundësinë e përfshirjes së banorëve vendas, duke gjeneruar gjithashtu të ardhura për kujdestarët e punësuar.

Zhvillimi rural dhe ekonomik në Parkun Kombëtar të Lurës ka një potencial shumë të madh, pasi do të tërhiqte shumë turistë të huaj dhe vendas. Ne punojmë me komunitetin vendas për të zbatuar projektet tona, me synim gjenerimin e rrjedhave të të ardhurave nga aktivitetet tona siç janë pastrimi, krijimi i një baze për pemët si dhe qendra e informacionit / strehimit.

Programi

2019: 28 Nëntor–1 Dhjetor

Në eventin tonë të parë në Parkun Kombëtar të Lurës do të vëmë veten tonë në provë. Gjithashtu, do të fitojmë eksperiencën e duhur për planet e vitit që vjen, duke u vënë në kontakt me banorët dhe autoritetet vendase.

Këtë vit to të mbjellim
2 000

Këtë vit ne

  1. Do të mbjellim 2 000 pemë në Parkun Kombëtar të Lurës.
  2. Do të dergojmë rroba dhe mjete shkollore për fëmijët e fshatit Fushë Lurë.
  3. Do të nisim një bashkëpunim me menaxherët e Parkut Kombëtar të Lurës si dhe me autoritetet vendase.

Financimi

Për të bërë këtë të mundur na duhen 3 000 €.

2 000 € shkojnë vetëm për blerjen e pemëve, si dhe 1 000 € për transportin e tyre, për materialet e logjistikës dhe ushqimit për ekipin tonë të guximshëm.

2020: Pranverë/Vjeshtë

Qëllimi ynë për vitin 2020 është të sigurojmë fonde për nisma më të medha dhe të forcojmë përpjekjet tona duke zgjeruar rrjetin e bashkëpunëtorëve.

Për aktivitetin tonë të dytë kemi si qëllim të rrisim kapacitetet tona dhe të mbjellim
20 000

Ne duam gjithashtu

  1. Të mbjellim 20 000 pemë të tjera në Parkun Kombëtar të Lurës.
  2. Të ngremë një bazë për pemët në Parkun Kombëtar të Lurës, në mënyrë që pemët të gjenden brenda vendit.
  3. Të ndërtojmë një qendër strehimi/informacioni tek Liqeni i Luleve. Në mënyrë që turistët të kenë mundësi të pushojnë dhe të mësojnë për Parkun Kombëtar si dhe për përpjekjet tona për ripyllëzimin e Lurës.

Financimi

Vetëm kostoja e pemëve shkon rreth 20 000 €, duke supozuar që çmimi i vitit 2019 nuk do të ndryshojë.

Të gjitha këto aktivitete kanë nevojë për një buxhet të konsiderueshëm. Nga përllogaritjet tona na duhen 30 000 €.

PËRFSHIHU EDHE TI
KEMI NEVOJË PËR
33 000 €
QË TË PËRMBUSHIM OBJEKTIVAT E 2019 & 2020
DERI TANI KEMI
2 867 €
FALË DONATORËVE DHE PARNERËVE TANË TË MREKULLUESHËM
(e përditësuar në 24 Nëntor 2019)

DONATORË

Mbjellja e 20 000 pemëve kushton pavarësisht faktit që pemët rriten falas pasi ato janë të mbjella, por së pari ato duhen mbjellë!

Por ne mund të mbjellim një pemë për më pak se 2€. Pak a shumë sa një birrë?!

Dhurimet tuaja do të përdoren për blerjen e fidanëve, transportimit të tyre në Parkun Kombëtar të Lurës, për blerjen e mjeteve të punës, ushqimet dhe materialet e logjistikës për të organizuar ditët e mbjelljes.

VULLNETARË

Nëse për ty nuk është problem të bësh duart pis, nuk ke frikë nga i ftohti, bora apo nga balta ne të mirëpresim krahëhapur, me një pemë dhe një lopatë në duar.

Pemët nuk do të mbillen vetë, e mbi të gjitha jo 20 000 prej tyre.

Ne po kërkojmë vullnetarë që mund të ofrojnë disa ditë nga koha e tyre. Prandaj, nëse doni të mbillni një pemë, të ndihmoni me promovimin e kësaj nisme ose çfarëdolloj ndihme tjetër, na bëni një zë.

PARTNERË

Ky projekt nuk do të ekzistonte pa mbështetjen e PARTNERËVE tanë që na ndihmojnë duke kontribuar për transportin, ushqimet apo donacionet.

Për partnerët tanë kemi veç dashuri të pakushtëzuar!

Ripyllëzimi është më shumë sesa të mbjellësh disa pemë. Ka shumë detyra që duhet të bëhen para se të mbillen pemët. Partnerët dhe mbështetja e tyre bëjnë të mundur realizimin e kësaj nisme.

BASHKËPUNË­TORËT

PARTNERË

FAR&FURTHER

Ofron mbështetje për IT, menaxhimin dhe mbledhje fondesh. Pavel dhe Dorjan mbështesin edhe financiarisht projektin.

Website / Instagram / Facebook

Scout Tirana 1

Do të kujdeset për gjithçka që përfshin logjistikën e kampit, ushqimin, tendat si dhe materialet e gatimit.

Instagram / Facebook / scout.tirana@gmail.com

EXIN Sh.p.k, Kosova

Mbështetës financiar i projektit.

Website / info@exingroup.net

IXHEM PARAFABRIKAT Sh.p.k, Albania

Furnizues karburanti për mjetet tona të transportit.

Website / info@ixhem.com

Emante Sh.p.k, Albania

Mbështetës financiar i projektit.

Website / emante@emante.al

SkySportS Albania, Albania

Mbështetës financiar i projektit.

Website / info@skysports.al

PhD Arch. Elvan Dajko

Mbështetës financiar i projektit.

Porsche Albania Sh.p.k, Albania

Po na siguron 3 makina për të transportuar ekipin dhe materialet në Parkun Kombëtar të Lurës.

Website / Instagram / Facebook

KONTAKTE

Keni ndonjë pyetje, sugjerim ose doni thjesht të na përshendesni? Vizitoni faqet tona në Instagram, Facebook.

Gjithashtu, mund të na kontaktoni edhe nëpërmjet e-mailit tonë.

hello@treesforlure.org

EKIPI

Pavel Kunc

Pavel Kunc / FAR&FURTHER

IT, Menaxhim & Financa

Pavel menaxhon projektin, punon me IT dhe merret me financat e projektit, duke u siguruar që planet e bëra të jenë të suksesshme.

Dorjan Bulku

Dorjan Bulku / FAR&FURTHER

Koordinator në Shqipëri

Dorjan është kontakti kryesor në Shqipëri, ai mbledh fonde dhe kërkon partnerë duke u siguruar që të ketë para për blerjen e pemëve.

Mirjana Pali

Mirjana Pali / Scout Tirana 1

Koordinatore, Përkthyese

Mirjana do merret me logjistikën e kampit 3 ditor si drejtuese e grupit Scout Tirana 1. Ajo ka përkthyer faqen web në gjuhën shqipe.

Florian Rizvanolli

Florian Rizvanolli / Scout Tirana 1

Koordinator, Rrjetet sociale

Florian do të merret me programin e përgjithshëm të kampit 3 ditor në Lurë. Gjithashtu është kurator i rrjeteve sociale.

Hasan Hoti

Hasan Hoti / Parku Kombëtar i Lurës

Menaxher i Parkut Kombëtar të Lurës

Hasan do të kujdeset që pemët të mbillen në mënyrë korrekte dhe në vendin e duhur, sipas standarteve.

Nazmi Ajazi

Nazmi Ajazi / I pavarur

Ekspert pyjesh

Nazimi do të udhëzojë dhe mbikqyrë mbjelljen e pemëve, duke u siguruar që pemët të mbillen si duhet.