PARTNERËT TANË

Jemi krenarë që punojmë me partnerë që mbështesin misionin tonë për të mbjellë pemë, duke mbështetur gjithashtu komunitetin vendas si dhe duke realizuar projekte të qëndrueshme dhe afatgjatë ripyllëzimi. Bashkëpunimi mund të bëhet në mënyra të ndryshme, me donacione financiare apo me partneritet dhe bashkëpunim më afatgjatë. Nëse jeni të interesuar të bashkëpunoni, mos hezitoni të na kontaktoni.

€30,113

rirs/, më parë e quajtur Fry-IT, Ltd., është një komplani në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ofron sisteme të provimeve mjekësore on-line për universitete në Europë, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.

risr/ na mbështet çdo vit, që prej vitit 2021, si pjesë e investimit të tyre në mjedis dhe qëndrueshmëri.

$10,000

One Tree Planted është një organizatë jo-fitimprurëse globale, me bazë në SHBA, me mision lehtësimin e rrugës për këdo që do të ndihmojë mjedisin duke mbjellë pemë.

Bashkëpunojmë që prej vitit 2023 dhe One Tree Planted na mbështet duke financuar $1 për çdo fidan që ne mbjellim.

€10,000

BestSeller është prodhuesi dhe shitësi më i madh i mobiljeve në Shqipëri.

Bashëpunojmë që prej vitit 2023 dhe BestSeller është i angazhuar për të mbështetur në mënyrë afatgjatë projektet tona të ripyllëzimit dhe fidanishtes. Përveç mbështetjes financiare, BestSeller promovon në mënyrë aktive projektet tona në faqen e tyre zyrtare si dhe në rrjetet sociale.

€9,575

Heldenwerbung GmbH (Shirt-King, Button.king) me qendër në Berlin, Gjermani është prodhues dhe shitës i T-shirts dhe artikujve të tjerë promocionalë me cilësi të lartë.

Bashkëpunojmë që prej vitit 2022, Duke na dhuruar 1 pemë për çdo porosi që marrin në dy faqet e tyre të internetit shirt-king.de dhe button.king.de.

Hapësirë zyre

Një ambient pune kreativ në zemër të Bllokut, me një hapësirë funksionale dhe moderne, ku mund të fokusoheni në projektet tuaj të ardhshëm.

Bashkëpunojmë që prej vitit 2023 dhe ata na mbështesin duke na ofruar falas hapësirë zyre për takimet tona të ekipit në Tiranë.

Materiale për fidanishten

Kompani me një eksperiencë të gjatë në fushën e prodhimit të materialeve plastike, sjell tek ju garancinë dhe sigurinë maksimale të prodhimit përmes përdorimit të teknologjive bashkëkohore dhe stafit profesional. Bashkëpunojmë që prej vitit 2022, duke na ofruar plastikë për të veshur/riparuar serën tonë.

PARTNERË TË MËPARSHËM
Car Clinic Tirana
VW