Trees for Lurë implementon dy projekte kryesore, Ripyllëzimin dhe Fidanishten. Të dy projektet mbështeten në thelb në komunitetin vendas i cili bën punën më të madhe. Kjo marrëdhënie jo vetêm që krijon një lidhje shumë të fortë mes komunitetit dhe projekteve, por na lejon që të kontribuojmë në ekonominë vendase e gjithashtu të krijojmë mundësi të reja punësimi.
RIPYLLËZIMI
Ripyllëzimi është fokusi jonë kryesor, i cili ka si qëllim rehabilitimin e 500ha pyje të dëmtuar brenda Parkut Kombëtar "Lurë-Mali i Dejës", që gjithashtu përfshin mbjelljen e afërsisht 1.2 milion pemë.
FIDANISHTJA
Fidanishtja e Trees for Lurë ndodhet në kuotën 1,100 m mbi nivelin e detit, e cila përbën një ndër fidanishtet më të veçanta të gadishullit të Ballkanit. Arrin një kapacitet prodhues prej 20,000 fidanë në vit dhe aktualisht në të rriten Pishë e zezë, Bredh dhe Aernen.
KOMUNITETI
Për punët kryesore dhe më të rëndësishme të ripyllëzimit dhe fidanishtes mbështetemi tek komuniteti vendas në vend që të përfshijmë vullnetarët. Gjithshtu, bashkëpunojmë me shkollat dhe universitetet të cilë sjellin nxënës/studentë në Lurë për aktivitete edukuese.