FINANCAT TONA

Parimi ynë kryesor në Trees for Lurë është transparenca e plotë. Dhe këtë nuk e aplikojmë vetëm për financat tona, por e kemi si vlerë thelbësore. Nuk ka rëndësi nëse është një donacion, kosto transporti, apo procesi i prokurimit për materialin për mbjellje. I gjithë informacioni i plotë publikohet në seksionin e News, ndaj ju sugjerojmë të lexoni raportet tona vjetore ku mund të gjeni informacione mbi të ardhurat tona, shpenzimet si dhe donatorët.

RAPORTET

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me informacionin e publikuar në këtë seksion, financat tona ose çfarëdo kurioziteti tjetër, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

RAPORT VJETOR 2023

Zgjerimi i fidanishtes me ndërtimin e një sere të re si dhe rritja e përfshirjes së komunitetit, ishin objektivat kryesorë për vitin 2023.

Arritëm të mbillnim 10,081 fidanë në vetëm dy javë më pak krahasuar me mbjelljen e vitit 2022. Gjthashtu, sivjet ishte vit i veçantë për ne pasi mbollëm 1,081 fidanë nga fidanishtja jonë, një arritje shumë e madhe për projektin tonë.

Ndërtuam serën e re me një kapacitet më të lartë, prej 15,000 fidanësh, siguruam vazo të riciklueshme për fidanët si dhe përdorëm preparat të ndryshëm mbjelljeje nga një vit më parë. Gjithashtu, vumë në punë një sistem monitorimi dhe kontrolli për të siguruar të dhëna të rëndësishme nga fidanishtja jonë.

Përfshirja e komunitetit vendas arriti një numër rekord punëtorësh si dhe realizuam akitivitete edukuese gjatë sezonit të mbjelljes së fidanëve si një program i shtuar për projektet tona.

RAPORT VJETOR 2022

Viti 2022 ishte plot sfida, por falë punës së palodhur të ekipit, rezultoi shumë i favorshëm. Përpjekjet tona të ripyllëzimit i çuam në një nivel tjetër si dhe hapëm fidanishten e parë në Lurë.

Projekti i ripyllëzimit u zgjerua në mënyrë të konsiderueshme në vitin 2022 ku arritëm të mbillnim 10,000 fidanë Pinus Nigra në Lurë. Nëpërmjet kësaj përpjekjeje, ne kontribuam në mënyrë të konsiderueshme në ekonominë vendase duke ndihmuar në sigurimin e të ardhurave për familjet e punësuara.

Fidanishtja ishte një ndër objektivat dytësorë për vitin 2022, e megjithatë ajo mbetet një ndër elementet më thelbësorë për qëndrueshmërinë në terma afatgjatë të Trees for Lurë. Testuam me fidanishten dhe u përpoqëm të rrisnim fidanët tonë të parë në Lurë. Na duhet të pranojmë që rezultatet ishin jo shumë të mira, por na shërbeu si përvojë për t'u përmirësuar për fidanishten e vitit 2023. Nga 5,000 fidanë që kishim parashikuar, vetëm ~1,700 mbijetuan dhe po vazhdojnë të rriten për sezonin e vegjetacionit në 2023.

RAPORT VJETOR 2019–2021

Edhe pse projekti ka nisur që në vitin 2019 në Lurë, për shkak të tërmetit (2019) dhe pandemisë COVID-19 (2020), aktiviteti jonë i parë i mbjelljes u zhvillua në vjeshtë 2021.

Prandaj vendosëm që të publikojmë një raport të vetëm finaciar, i cili përmbledh progresin e arritur ndër vitet 2019-2021.

FAKTE KYÇE

Ky informacion është mbledhur ndër të gjitha vitet që Trees for Lurë ka qenë aktive.

34,263
FIDANË
29.44 ha
ZONA

€104,040
TË ARDHURA
€97,144
SHPENZIMET

€2.03
KOSTO PËR 1 FIDAN*


€46,840
EKONOMIA VENDASE**


* Kostoja për çdo fidan të mbjellë llogaritet si shuma e shpenzimeve të dedikuara për ripyllëzimin plus përqindja e shpenzimeve operacionale (p.sh. pagat, zyra, etj.) pjesëtuar me numrin e fidanëve të mbjellë.

** Ekonomia vendase llogaritet si shuma e shpenzimeve të dedikuara për projektin e ripyllëzimit, fidanishtes dhe pagesat e kontributit për individët dhe bizneset në Lurë.