Përditësim #10 / Tetor 25, 2021
Quick links
Detyra jonë e fundit për 2021 ishte të zgjidhnim materialin më të mirë për mbjellje dhe fidanishten e duhur për eventin e mbjelljes së sezonit të vjeshtës. Përpiluam një listë të furnizuesve të mundshëm dhe donim të vlerësonim paraprakisht secilin prej tyre (materialet dhe fidanishtet) për të zgjedhur ndër ta se me cilët do të bashkëpunojmë.
Për ne është e rëndësishme që të kemi një proces transparent dhe të krijojmë një lidhje personale me çdo fidanishte dhe furnizues të ardhshëm.
Përmbledhje & Materialet
Për eventet e mbjelljes për vitin 2021 vendosëm të kombinojmë fidanët 2 vjeçarë nga fidanishtet në Burrel, Fushë-Krujë dhe Korçë. Merrni informacione më të detajuara për secilën fidanishte më poshtë.
Fidanët nga këto furnizues plotësojnë (ose tejkalojnë) standardet e kërkuara, janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të certifikuar dhe çmimi i tyre është brenda buxhetit tonë.
Vendosëm të mos marrim fidanë nga fidanishtja e Kukësit për shkak të mungesës së certifikatës fitosanitare të fidanëve.
Vendosëm të mos mbjellim fidanë 3 vjeçarë pasi pemët kanë kaluar (relativisht) një kohë të gjatë në një lartësi më të ulët dhe janë mësuar me një klimë më të butë në krahasim me klimën e Lurës. Kjo do ta bëjë më të vështirë ambjentimin e pemëve dhe mund të ulë mundësitë për mbijetesë.
Tabela më poshtë përmbledh informacionet kryesore dhe vendimin tonë:
Furnizuesi | Kukës | Burrel | Fushë-Krujë | Korçë | ||
---|---|---|---|---|---|---|
Mosha | 2 | 2 | 3 | 2 | 3 | 1 |
Origjina | AL | SLO | SLO | AL | AL | AL |
Në përputhje me standardin | Po | Po | Po | Po | Po | Po |
Certifikimi | Jo | Po | Po | Po | Po | Po |
Çmimi (përfshirë 20% TVSH) | €0.9 | €1 | €1 | €1 | €1 | N/A |
Përshtashmëria | Jo | Po | Jo | Po | Jo | Po |
Do të blihen (copë) | 0 | 1 000 | 0 | 1 000 | 0 | 594 |
Kërkesat
Materiali mbjellës i përdorur për ripyllëzim (veçanërisht në Parqet Kombëtare) duhet të respektojë disa kërkesa minimale, të përcaktuara nga organi qeverisës për zonën specifike ku bëhet ripyllëzimi. Në rastin tonë, këto standarde janë të vendosura nga AKZM dhe AdZM Dibër.
Kërkesat për materialet
Vendndodhja e mbjelljes përcakton llojet dhe kufizimet e materialit mbjellës. Parku Kombëtar i Lurës është i ndarë në tre zona të mbrojtura. Brenda zonës së mbrojtjes në kategorinë e parë (nga lartësia e liqeneve e sipër), mund të mbillen vetëm pemë nga një lartësi e njëjtë dhe me origjinë nga zona e Lurës. Në zonat e mbrojtjes në kategorinë e dytë dhe të tretë këto kufizime janë më pak strikte.
Zona ku do mbjellim zona A13 bën pjesë në zonat e mbrojtjes së kategorisë së dytë dhe të tretë të Parkut Kombëtar të Lurës dhe ndodhet në lartësinë 1320m mbi nivelin e detit dhe standardi për materialin mbjellës është siç tregohet në tabelën e mëposhtme:
Pinus Nigra | Filizët | Fidanët | Fidanët |
---|---|---|---|
Mosha | ≤ 1 vjeçarë | 2 vjeçarë | 3 vjeçarë |
Gjatësia mbi nivelin e tokës | 8—14cm | 15—25cm | 26—35cm |
Gjatësia e rrënjës | 12—20cm | 12—20cm | 15—20cm |
Diametri i qafës së rrënjës | ≥ 3mm | ≥ 4mm | ≥ 5mm |
Kërkesat për furnizuesit
Furnizuesi duhet të sigurojë dokumentacionin e kërkuar. Certifikata fitosanitare (shembul) jep informacion mbi origjinën e fidanit (ose të farave). Certifikata tregon gjithashtu nëse fidani/fara është dezinfektuar kimikisht.
Për më tepër, ne verifikojmë edhe dokumentacionin e fidanishtes (dokumentat e regjistrimit, procedurat se si funksionojnë, faqen e internetit, etj…) dhe kushtet e pagesës.
Procesi
Kemi vizituar secilën fidanishte, për të parë materialet që kanë e gjithashtu për t’u takuar me stafet e tyre. Kemi matur llojet e ndryshme të fidanëve nëpër fidanishte, kemi kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore si dhe paketimin me të cilin transportohen fidanët.
U kemi kërkuar nga një fidan të secilës moshë, në mënyrë që të mund të bënim krahasimin mes fidanishteve të ndryshme e gjithashtu të mund t’ua tregonim ekspertëve tanë.
Furnizuesit
Kukës
Fidanishte në lartësinë 330m mbi nivelin e detit me një kapacitet prej ~25 000 fidanësh. Farat dhe fidanët kanë prejardhje nga zona e Kukësit. Fidanishtja nuk ofron certifikatë fitosanitare.
Çmimi për fidan: 110 ALL (përfshirë 20% TVSH)
Materialet
- Pinus Nigra, 2 vjeçarë
- të pajisura me paketim
- rritje uniforme e fidanëve
- gjatësia nga niveli i tokës 18—21cm
- qafa e rrënjës 4—6mm




Burrel
Fidanishte Lurimi Sh.p.k në lartësinë 290m mbi nivelin e detit me një kapacitet prej ~250 000 fidanësh. Fidanishte e organizuar dhe e mbajtur shumë mirë, e cila ofron nga farat e deri tek fidanët të moshave 5, 6 vjeçarë.
Farat e llojit Pinus Nigra janë të importuara nga Sllovenia dhe të mbjella e të rritura në fidanishte. Fidanët janë të pajisur me certifikatë fitosanitare.
Çmimi për fidan: 120 ALL (përfshirë 20% TVSH, për të gjitha moshat)
Materialet I
- Pinus Nigra, 2 vjeçarë, me paketim
- fidanët kanë rritje e përmasa të ndryshme
- gjatësia nga niveli i tokës 32-41cm
- qafa e rrënjës 8-11mm




Materialet II
- Pinus Nigra, 3 vjeçarë, me paketim
- fidanët kanë rritje e përmasa të ndryshme
- gjatësia nga niveli i tokës 55-75cm
- qafa e rrënjës 12-15mm



Fushë-Krujë
Fidanishte Xhepi Sh.p.k në lartësinë 110m mbi nivelin e detit me një kapacitet shumë të madh. Fidanishte e organizuar dhe e mbajtur shumë mirë, e cila ofron nga farat e deri tek fidanët të moshave 5, 6 vjeçarë. Fidanishtja ofron certifikatën ISO 9001:2015 (Quality management systems).
Farat Pinus Nigra janë të mbledhura në Parkun Kombëtar të Qafshtamës dhe të mbjella e të rritura në fidanishte. Fidanët janë të pajisur me certifikatë fitosanitare.
Çmimi për fidan: 120 ALL (përfshirë 20% TVSH, për të gjitha moshat)
Materialet I
- Pinus Nigra, 2 vjeçarë, me paketim
- rritje uniforme e fidanëve
- gjatësia nga niveli i tokës 12—15cm
- qafa e rrënjës 5—6mm



Materialet II
- Pinus Nigra, 3 vjeçarë, me paketim
- fidanët kanë rritje e përmasa të ndryshme
- gjatësia nga niveli i tokës 70—100cm
- qafa e rrënjës 15—20mm



Korçë
Fidanishte Krora Sh.p.k në lartësinë 180m mbi nivelin e detit me një kapacitet shumë të madh farash dhe fidanësh. Fidanishte e organizuar dhe e mbajtur shumë mirë, e cila ofron material për pyllëzimin e sipërfaqeve të mëdha për projekte infrastrukturash (hidrocentralesh, rrugësh, etj…).
Farat Pinus Nigra janë nga zona e Voskopojës dhe të mbjella e të rritura në fidanishte. Fidanët janë të pajisur me certifikatë fitosanitare.
Çmimi për fidan: na u dhuruan 594 fidanë si donacion
Materialet
- Pinus Nigra, 1 vjeçarë, paketim me rrënjë të zhveshur
- rritje uniforme e fidanëve
- gjatësia nga niveli i tokës 9—11cm
- qafa e rrënjës 3mm




Në emër të të gjithë ekipit,
Pavel
Archive
Update #14: Planting 10 000 trees!!! / Tetor 17, 2022
10 000 trees! That’s pushing our effort to the next level!
Update #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022
78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.
Përditësim #11: Finance 2019–2021 / Janar 27, 2022
How did we use donations in years 2019–2021?
Përditësim #10 / Tetor 25, 2021
Zgjedhja e materialit të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.
Përditësim #9 / Tetor 1, 2021
Kemi hapur 2550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.
Përditësim #8 / Shtator 21, 2021
Dritë jeshile për 2500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!
Përditësim #7 / Korrik 20, 2021
Borë në fund të Majit, dokumentet dhe planet për Vjeshtën 2021.
Përditësim #6 / Maj 20, 2021
Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 Maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!
Përditësim #5 / Prill 21, 2020
Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19
Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019
Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe Ç’pritet më tej?
Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019
Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë
Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019
Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.
Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019
Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.