NEWS

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Për shkak të COVID-19, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të anullojmë aktivitetin e pranverës për 2020. Dhe më e keqja është se nuk mund të fillojmë akoma të planifikojmë një aktivitet tjetër deri në momentin që kufizimet në Shqipëri të lehtësohen. Edhe ne, si të gjithë ju, po qëndrojmë në shtëpi deri në përfundim të karantinës.

Anullohet aktiviteti i pranverës 2020

Kishim planifikuar që aktiviteti jonë i parë në Parkun Kombëtar të zhvillohej këtë fundjavë, 17-20 Prill 2020. Ekipi ishte gati dhe në përfundim të planifikimit të detajeve të fundit për eventin. Po prisnim vetëm të ftonim të gjithë vullnetarët dhe të shikonim më në fund 2 000 fidanë duke u mbjellë në Lurë.

Për fat të keq, na u desh të anullonim eventin për shkak të kufizimeve të lëvizjeve në Shqipëri (sikurse edhe në vendet e tjera) si dhe për të shamngur totalisht grupimet e njerëzve. Për momentin, këto kufizime janë në fuqi pa një datë të caktuar ndërprerjeje.

Regjistrimi i organizatës jo-fitimprurëse

Nuk ka vetëm lajme të këqija! Kemi punuar shumë dhe kemi arritur të përfundojmë procesin e regjistrimit të Trees for Lurë në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe zyrtarisht njihemi si një organizatë jo-fitimprurëse.

Fakti që jemi të regjistruar si organizatë jo-fitimprurëse do na ndihmojë jo vetëm për çështjet e transparencës dhe taksave por gjithashtu edhe të mund të aplikojmë për grante lokale apo ndërkombëtare.

Agjensia Çeke për Zhvillim

Një tjetër lajm shumë i mirë që duam të ndajmë është se kemi punuar me Agjensinë Çeke për Zhvillim dhe kemi dorëzuar projektin Trees for Lurë.

Kaluam në fazën e dytë të përzgjedhjes. Projekti mori aprovimin dhe pëlqimin maksimal nga të gjithë anëtarët e jurisë, gjë që ishte shumë pozitive për ne. Por për fat të keq Agjensia na komunikoi që ka ezauruar fondet për sivjet dhe nuk ka buxhet të mjaftueshëm për iniciativën tonë.

Me rekomandim të Agensisë Çeke për Zhvillim, do të aplikojmë sërisht vitin që vjen.

Ç’pritet në vazhdim?

Për momentin duhet vetëm të presim që emergjenca e COVID-19 të kalojë dhe qeveria të heqë kufizimet e dekretuara së fundmi. Deri sa kjo të ndodhë nuk mund të fillojmë të planifikojmë evente te reja apo aktivitete në grup.

Të gjithë ne, gjithashtu edhe partnerët tanë, shpresojmë që karantina të përfundojë sa më shpejt në mënyrë që të fillojmë planifikimin e eventeve për vjeshtën 2020.

Ndërkohë po vazhdojmë të punojmë me aplikimin e projektit Trees for Lurë, të cilin do e dorëzojmë pranë Agjensisë Çeke për Zhvillim në Shtator 2020. Do të kemi një vendim zyrtar nga Agjensia deri në fund të vitit 2020.

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.