NEWS

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Në muajt e fundit i gjithë ekipi ka punuar fort për të planifikuar eventin tonë të parë. Jemi shumë krenarë për të gjithë pjestarët e ekipit, për punën e bërë nga secili prej nesh, veçanërisht në rrethanat që do përshkruhen më poshtë.

Tërmeti

Ne deshëm të ndihmonim natyrën të rikuperohej nga veprimtaria e papërgjegjshme e njerëzve, por natyra goditi me një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, në Shqipërinë e mesme. Tërmeti mori me vete 51 jetë dhe la shumë familje pa shtëpi.

Tërmeti i fortë vuri në levizje një seri eventesh të cilat na bënë që të reflektonim mbi situatën, të përshateshim dhe të ndryshonim planet fillestare.

Në vend që të vazhdonim me planin e parashikuar, ekipi vendosi të vihej në dispozicion të njerëzve të prekur nga tërmeti.

Falë mbështetjes dhe mirëkuptimit nga partnerët, arritëm të ndihmonim shumë familje në Thumanë dhe Durrës. Ju bashkuam kishës Katolike për shperndarjen e ndihmave, në mënyrë që familjet që kishin nevoja më urgjente të merrnin ndihme sa më shpejt. Ngritëm disa çadra (tenda) për familjet që ishin nën qiell të hapur në oborret e shtëpive të rrënuara, gatuam vakte të ngrohta, shpërndamë çaj të ngrohtë si dhe ilaçe e batanije, të siguruara nga partnerët.

51 pemë

<div style="position: relative; padding-bottom: 56.25%; height: 0; overflow: hidden;">
  <iframe allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" allowfullscreen="allowfullscreen" loading="eager" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" src="https://www.youtube.com/embed/bK7zrcXAf_o?autoplay=0&controls=1&end=0&loop=0&mute=0&start=0" style="position: absolute; top: 0; left: 0; width: 100%; height: 100%; border:0;" title="Trees for Lure: Planting 51 Trees in memoriam for the victims of 2019 earthquake"
  ></iframe>
</div>

Për fat të keq, arritëm në një pikë ku i shteruam furnizimet dhe burimet tona të disponueshme. Gjithashtu hasëm në disa pengesa organizative/koordinuese, si dhe në mungesë informacioni nga burimet zyrtare. Këto pengesa bënë që ndihma jonë në terren të komplikohej për një OJF të vogël si ne.

Por nuk hoqëm dorë dhe vendosëm të shkonim në Parkun Kombëtar të Lurë-Mali Dejës për të mbjellë 51 pemë, në kujtim të 51 viktimave nga tërmeti.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!

Ç’pritet në vazhdim?

Për shkak të situatës, nuk arritëm të përmbushnim qëllimet tona për 2019, por jemi të bindur që kemi bërë zgjedhjen e duhur.

Detyrat dhe qëllimet vazhdojnë të jenë po të njejtat, ndaj po punojmë fort për të realizuar planet e vitit 2020. Kemi bërë disa takime produktive me partnerët dhe mbështetësit e projektit. Patëm mundësinë edhe të shikonim situatën nga afër për sa i përket transportit të fidanëve në Lurë. Gjithçka shërbeu për të qartësuar planet e organizimit per eventin e radhës.

Eventi i parë i vitit 2020 do të zhvillohet në periudhën fund marsi fillim prilli.

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.