NEWS

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Këtë vit prezantuam një mënyrë të re për të përfshirë shkollat, me fëmijë nga fshati i Fushë-Lurës dhe nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është krijimi i një programi edukues ku fëmijët të përfshihen gjatë sezonit të mbjelljes.

Patëm mundësinë t’ju tregonim fëmijëve të gjithë procesin, nga fara - tek fidanët e moshave të ndryshme në fidanishte - tek mbjellja e fidanëve në terren, në Parkun Kombëtar Lurë-Mali Dejës.

Kishim pregatitur një program ditor në mënyrë që të ishte më e lehtë për fëmijët të mësonin duke u argëtuar si dhe t’u tregonim të gjithë ciklin që një fidan përshkon, nga fara e deri kur mbillet në terren.

Tek Fidanishtja

Kishim programuar që ditën ta nisnim tek Fidanishtja e Trees for Lurë. Përveçse të shikonin farat e llojeve të ndryshme, kishim planifikuar që vetë fëmijët të përjetonin eksperiencën e nxjerrjes së farës nga boçet e pishave. Vetëm kur e provon vetë si proces pune e kupton se sa komplekse dhe delikate është kjo fazë!

Më pas u spostuam tek zona e fidanishtes ku kemi preparatin e mbjelljes… dhe aty nisi qejfi! Secilit fëmijë i dhamë nga një vazo boshe, vazot janë të riciklueshme në mënyrë që të minimizojmë plehrat që prodhon fidanishtja. Shfrytzuam gjithashtu rastin që t’ju shpjegonim fëmijëve konceptin e riciklimit, e më pas vijuan duke mbushur vazot me preparat dhe duke mbjellë farën. Pasi ujitën farën e mbjellë, secili mori vazon e vet dhe e çoi brënda në serë. Dallohej qartë sa të ngazëllyer ishin të gjithë nga ky aktivitet.

Fëmijë nga Lura duke përveshur mëngët përpara se të mbjellin farat
Fëmijë nga Lura duke përveshur mëngët përpara se të mbjellin farat

Sistemi i monitorimit dhe fidanët e rinj

Në fidanishte aktualisht rrisim tre tipologji: Pishë të zezë, Bredh dhe Arnen; te tre këto lloje janë autoktone të Parkut Kombëtar. Fëmijët ishin vertetë shumë kuriozë të mësonin mbi diferencat në pamje dhe në proces rritje që secila tipologji ka. Megjithatë, sistemi i monitorimit (të cilin kemi nisur ta përdorim në fillim të këtij viti) tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Pavel u shpjegoi fëmijëve shkurtimisht mbi të dhënat që sistemi mbledh, si për shembull nivelin e lagështisë nëpër vazo, tempraturat dhe vlerat e ndriçimit (brenda dhe jashë serës), apo sistemin e karikimit të baterisë nëpërmjet panelit të vogël diellor të instaluar në çati të serës. Më pas u tregoi grafikët ku të gjitha këto të dhëna mblidhen dhe analizohen. Fëmijët treguan shumë interes për këtë pajisje të vogët teknologjike dhe çfarë na bëri akoma më të lumtur është që ata kishin shumë pyetje dhe kuriozitet për të mësuar më tepër!

Fëmijë nga Lura duke mësuar mbi ndryshimet mes fidanëve të Bredhit dhe Pishës së zezë
Fëmijë nga Lura duke mësuar mbi ndryshimet mes fidanëve të Bredhit dhe Pishës së zezë
Fëmijë nga Peshkopia duke mësuar më shumë për të dhënat e sistemit të monitorimit
Fëmijë nga Peshkopia duke mësuar më shumë për të dhënat e sistemit të monitorimit

Fidanishtja e vjetër

U zhvendosëm më pas tek fidanishtja e vjetër, ku patëm mundësinë t’u tregonim fidanët tanë 2 vjeçarë të llojit Pishë e zezë, të cilët i kemi mbjellë në pranverë të vitit 2022; ku ishte gjithashtu një moment shumë i rëndësishëm për të dalluar diferencat mes fidanëve të të njëjtës tipologji në periudha të ndryshme vegjetacioni. I kërkuam secilit fëmijë të përzgjidhnin të paktën nga një fidan mes fidanëve 2 vjeçarë të llojit Pishë e zezë dhe ta ngarkonin atë në karrocerinë e Kësulkuqes, para se të niseshim për tek zona e mbjelljes.

Duke mësuar mbi diferencat mes fidanëve 1 dhe 2 vjeçarë të llojit Pishë e zezë
Duke mësuar mbi diferencat mes fidanëve 1 dhe 2 vjeçarë të llojit Pishë e zezë

Duke mbjellë pemë, më në fund

Të gjithë fëmijët ishin shumë të emocionuar tek zona e mbjelljes. Më në fund do mbillnin pemë! Ishte shumë e rëndësishme për ne që t’ju shpjegonim fëmijëve që është më mirë të mbjellin me cilësi, sesa me sasi. U surprizuam në fakt tek shikonim se sa të kujdesshëm dhe të vëmëndshëm ishin fëmijët ndërkohë që mbillnin fidanët. I ndamë paraprakisht në grupe dyshe, ku secili prej grupeve transportoi fidanët nga makina tek zona e mbjelljes, kontrolloi nëse gropat ishin me përmasa korrekte dhe të përshtatshme për mbjellje, nxorën fidanët nga qeset plastike dhe mbollën me shumë kujdes. Por, me secilin grup patëm të njëjtin problem: thë gjithë pa përjashtim kërkuan më shumë fidanë për të mbjellë!!!

Gjatë trajnimit se si të mbillet një fidan në mënyrë korrekte
Gjatë trajnimit se si të mbillet një fidan në mënyrë korrekte
Daniel dhe një nga fëmijët nga Lura duke mbjellë një Pishë të zezë
Daniel dhe një nga fëmijët nga Lura duke mbjellë një Pishë të zezë
Fëmijë nga Peshkopia duke mbjellë një fidan 2 vjeçar
Fëmijë nga Peshkopia duke mbjellë një fidan 2 vjeçar

Kur fëmijët i mbaruan së mbjelli fidanët që kishim sjellë nga fidanishtja jonë, shfrytëzuam rastin që të bënim një ecje të shkurtër ku edhe panë fidanët që kemi mbjellë në vitet 2021 dhe 2022, si dhe t’ju flisnim mbi rëndësinë dhe metodologjinë e monitorimit pas mbjelljes për secilin vit.

Ditën sëbashku e mbyllëm me stil! U mblodhëm të gjithë rreth një zjarri bubulak tek zona jonë e kampingut, shumë afër zonës ku sapo kishin mbjellë fidanët e tyre. Hëngrëm byrek shtëpie (të pregatitur nga një grua që banon në Fushë-Lurë), pimë çaj mali dhe bëmë muhabet. Folëm për eksperiencën e tyre gjatë asaj dite dhe për natyrën, gjë që bëri të relaksoheshim pas një dite aq emocionuese.

Tre evente me shkollat për vitin 2023

Këtë vit kërkesa nga shkollat ishte më e lartë, por për shkak të motit të paqëndrueshëm me shira dhe ulje drastike të temperaturave në fillim të muajit Nëntor, arritëm të organizonim vetëm tre evente me tre shkolla të ndryshme.

Në aktivitetin e parë kishim fëmijë nga Lura, kjo falë ndihmës së çmuar të Daniel Hoti (@hoti.daniiel), i cili organizoi një grup me 14 fëmijë të moshave 7 deri në 14 vjeç. Të gjithë ishin tejmase të emocionuar që më në fund po shikonin me sytë e tyre se çfarë bëjnë njerëzit e Trees for Lurë.

Në aktivitetin e dytë kishim shkollën “Nënë Tereza nga Rrësheni; një grup me 14 nxënës të klasës së nëntë dhe 3 mësues, falë ndihmës dhe entuaziazmit të Gjergjit (mësues) dhe Dorinelës (Drjetore e shkollës). Ky grup tregoi veçanërisht interes në mbjelljen e pemëve, dhe ishte shumë argëtuese te shihje se si nxënësit dhe mësuesit u vunë në garë se kush do mbillte më shumë fidanë.

Aktiviteti jonë i fundit u mbyll me shkollën “Myslim Shehu” nga Peshkopia; 15 nxënës të klasës së tetë dhe 1 mësuese, event i cili shënoi edhe mbylljen e projektit të ripyllëzimit për vitin 2023. Falenderojmë Dallëndyshen (mësuese) për ndihmën e çmuar. Ky grup fëmijësh tregoi veçanërisht interes për sistemin e monitorimit që përdorim në Fidanishten e Trees for Lurë.

Duke parë interesin dhe entuziazmin e treguar pa përjashtim nga të gjithë fëmijët që morën pjesë duam që këto aktivitete ti përsërisim në pranverë, gjatë sezonit të mbjelljes së farës pasi tashmë kemi disa shkolla të tjera në listë pritje nga Rrësheni, Peshkopia si dhe Tirana.

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.