NEWS

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Pavarësisht shumë pengesave të këtyre dy viteve të fundit, të cilat përfshijnë tërmetin me magnitudë 6.4 dhe pandeminë globale COVID-19, ne jemi organizuar sërisht për të pregatitur tre aktivitetet e ardhshme, për të cilat jemi shumë të emocionuar.

Pranverë 2021, 28 - 30 maj

Aktivitetin e ardhshëm e kemi mbajtur pak të fshehtë (për të mbajtur syrin e keq larg) por duke konsideruar gjithë çfarë ka ndodhur pas nëntorit të 2019, mendojmë se kështu ishte më mirë.

Gjatë javëve të fundit kemi organizuar aktivitetin që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme! Kemi 2 000 fidanë + 500 të tjerë të dhuruara nga Porsche Albania Sh.p.k. për t’i mbjellë në Lurë.

Do doja shumë të falenderoj të gjithë pjeshtarët e ekipit, veçanërisht donatorët, parnerët dhe vullnetarët, për durimin dhe besimin e tyre. Do jetë një kënaqësi e veçantë të postoj një përditësim nga Lura javën tjetër.

Mund të ndiqni aktivitetin tonë në Instagram dhe Facebook.

Vjeshtë 2021, shtator - tetor

Ndërsa fokusi aktualisht është në aktivitetin e javës që vjen, natyrisht ne kemi planifikuar edhe aktivitetet e vjeshtës 2021.

Do duhet të kthehemi në Lurë në shtator për të monitoruar dhe mirëmbajtur pemët që do mbjellim tani në maj. Synimi nuk është vetëm të mbjellim disa pemë dhe të largohemi. Është shumë e rëndësishme të verifikohet pas disa muajtsh se cilat pemë kanë mbijetuar dhe cilat kanë nevojë për pak ndihmë apo mbrojtje. Shtatori do të jetë gjithashtu ideal për të përgatitur zonën për mbjellje për në tetor.

tetor kemi planifikuar të realizojmë fazën e dytë të planit për vitin 2021 dhe synojmë të mbjellim edhe 2 500 pemë të tjera.

Kemi nevojë për ndihmë!

Për muajt shtator dhe tetor jemi në kërkim të donacioneve dhe partnerëve, kështu që nëse doni që të mbillni në emrin tuaj një pemë, dy ose edhe njëqind, konsideroni mundësinë për të dhuruar.

Gjithashtu mund të na bashkoheni në Lurë si vullnetar dhe të mbillni pemë vetë ose të na ndihmoni në shumë mënyra të tjera.

Ç’pritet në vazhdim?

Është ende herët për të bërë plane të mëdha, veçanërisht me situatën e COVID-19 ende të paqartë, kështu që do të doja vetëm të them se do të ishte një sukses i madh të arrijmë të organizojmë 3 aktivitete në Parkun Kombëtar të Lurë-Mali Dejës për këtë vit dhe të mund të përsërisim të njëjtën gjë në vitin 2022.

Nëse do të kemi sukses, ne do të sjellim 10 000 pemë përsëri në Parkun Kombëtar të Lurë-Mali Dejës.

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.