NEWS

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Jam jashtëzakonisht i lumtur që mund të ndaj (më në fund) disa lajme të mira! Kemi bërë shumë deri tani, nga planifikimi i eventeve, shtruajtja e projektit dhe dërgimi i shkresave të ndryshme nëpër institucione dhe më në fund e gjithë puna e madhe u pagua! Kemi një dritë jeshile për aktivitetet e vjeshtës!

Aprovim nga AKZM dhe AdZM

Hapi më i madh për ne si OJF ishte marrja e lejes për të vepruar brenda Parkut Kombëtar të Lurë-Mali Dejës nga AKZM dhe AdZM Dibër.

Kemi marrë përgjigje pozitive nga AKZM dhe AdZM dhe zyrtarisht na lejohet të punojmë brenda Parkut Kombëtar.

Kemi arritur të krijojmë marrëdhenie të mira dhe komunikim të hapur me AdZM Dibër. Më duhet të falënderoj z. Atrit Lika dhe AdZM Dibër për mbështetjen dhe sugjerimet e tyre.

Kombinim i ri i pemëve

Bazuar edhe në komunikimet me AdZM, do na duhet të ndryshojmë kombinimet e pemëve të cilat do mbjellim. Pisha e zezë (Pinus nigra) nuk është lloji i gabuar, por është më pak e favorshme për atë mjedis.

Kombinimi i pemëve të reja përbëhet nga 50% pishë ballkanase (Pinus Peuce), 30% bredh (Abies alba) dhe 20% ahu evropian (Fagus sylvatica).

Ky kombinim do bëjë të mundur krijimin e pyllit me pemë halore, të cilat janë tipike për Lurën.

Jemi shumë entuziastë që po përdorim pishën ballkanase (Pinus Peuce) sepse është një specie e rrezikuar, e cila ka qenë më herët pjesë e pyllit të Lurës.

Zona e re

Javën e kaluar kemi vizituar vendet rreth Liqenit të Zi, për të vlerësuar zonën dhe për të marrë vendimin përfundimtar mbi përshtatshmërinë e saj për të mbjellë.

U mor vendimi (nën konsultimin e AdZM) që të ndyshohej zona e mbjelljes nga A1,A2 / Liqeni i Zi tek zona area A7 / Liqeni i Luleve.

Arsyeja kryesore është terreni i vështirë përreth Liqenit të Zi i cili do ta bënte gërmimin e gropave për fidanët, të komplikuar dhe me kosto të lartë. Gjithashtu, një avantazh tjetër për zonën A7 është sipërfaqja e saj (më shumë se 11ha) dhe mund të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën zonë edhe vitin e ardhshëm.

Prova e mbjelljes me fara

Megjithatë, Liqenin e Zi nuk do e braktisim. Do ta përdorim këtë zonë për të testuar mbjelljen me fara në vend të fidanëve. Kjo mund të jetë provë interesante!

Ka plot zona të Parkut Kombëtar të Lurë-Mali Dejës të cilat janë vërtet të vështira për t’u ripyllëzuar me fidanë dhe mbjellja me fara, në këtë rast, është një metodë ideale.

Metoda e mbjelljes me fara do të na lejojë rritjen e përpjekjeve për ripyllëzim, në mënyrë ekonomikisht të qëndrueshme.

Çfarë vjen më pas?

Kemi edhe 6 javë për të jetëzuar objektivat e këtij viti dhe gjërat po ecin me shpejtësi të madhe, gjë që është shumë emocionuese!

Jemi në rrugën e duhur! Gjithçka është e organizuar për të filluar gërmimin e 2 500 gropave gjatë fundjavës së fundit të shtatorit dhe fundjavës së parë të tetorit.

Datat paraprake për eventin e mbjelljes së pemëve janë 23-31 tetor.

Na ndiqni në Instagram dhe në Facebook për përditësime të vazhdueshme.

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.