NEWS

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Po fillojmë të mendojmë se jemi të ‘mallkuar’, pasi nuk mund të ketë një shpjegim tjetër për të gjitha pengesat që kemi hasur gjatë gjithë kësaj periudhe.

Borë në fund të majit

Gjithçka ishte planifikuar për eventin e muajit maj, kur shkova për një udhëtim në Lurë e ku gjeta pothuajse 2m dëborë në rrugën që të çonte drejt liqeneve. Provova disa rrugë alternative por të gjitha ishin të bllokuara nga dëbora ose nga rrëshqitjet e tokës.

Shtyrja e eventit nuk ishte e mundur për shkak se gjithçka ishte gati dhe koha për mbjelljen e pemëve ishte pothuajse në të mbaruar.

Ne gjithsesi shkuam në Lurë, por pa pemët. Morëm me vete disa miq për të shijuar natyrën dhe për të bërë më shumë eksplorim në zonat që do të mbjellim në vijim.

Gjithashtu takuam Z. Astrit Lika, i cili është drejtori aktual i Parkut Kombëtar të Lurë-Mali Dejës, për të diskutuar mbi planet tona dhe se si mund të përfshihjmë aktorë të tjerë nga menaxhuesit e Parkut.

Dokumentet

Duke qenë se nuk ishim në gjendje të mbillnim gjatë muajit maj, eventi u zhvendos automatikisht për në vjeshtë dhe ndërkohë përdorëm pjesën më të madhe të periudhës së pranverës për të përgatitur një projekt më të detajuar mbi planin e përgjithshëm dhe një hartë për t’u siguruar ku dhe si të mbjellim në vjeshtë.

Ju mund të lexoni mbi Projektin e masterplanit 2021 si dhe të hidhni një sy tek Harta e Projektit ku kemi shënuar zonat aktuale dhe zonat potenciale për mbjellje.

Kemi punuar mbi një projekt gjithëpërfshirës për fazën e mbjelljes të cilin e kemi dorëzuar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për aprovim.

Si do vijojmë?

Sapo Ministria të na japë vendimin e tyre, ne do të kthehemi në Lurë për të punuar mbi objektivat e vjeshtës.

Gjatë verës kemi shumë punë për të bërë për të përgatitur zonën e mbjelljes përreth Liqenit të Zi.

Kjo përfshin piketimin e zonës dhe qartësimin e skemës së mbjelljes, pastrimin e trungjeve të pemëve të vjetra dhe, më e rëndësishmja, përgatitja e terrenit për mbjelljen e 2 500 pemëve - me pak fjalë hapjen e 2 500 gropave secila me përmasa 40x40x40cm.

Qëllimi është që puna më e vështirë te kryhet përpara eventit të vjeshtës, në mënyrë që atehere të përqendrohemi vetëm tek fidanët dhe të mund të ftojmë një numër të madh vullnetarësh që të mund të marrin pjesë.

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.