Përditësim #9 / Tetor 1, 2021
Jam jashtëzakonisht i lumtur që ndaj me ju këtë përditësim. Pemët për Lurën kanë bërë një hap të madh përpara dhe kemi kaluar nga aktivitetet përgatitore/të dokumenteve në fazën “të përveshim mëngët”!
Kemi hapur 2550 gropa!
Kemi arritur të gërmojmë 2500 gropa (plus 50 te tjera) në vetëm 3 ditë, e ne kishim parashikuar 10 ditë për kë proces. Falenderime të mëdha për punën shkojnë për ekipin vendas me të cilin kemi punuar.
Gropat ndryshojnë në madhësi, por janë përcaktimeve sipas projektit, 40x40x35cm deri në 30x30x30cm për të përshtatur fidanët me madhësi të ndryshme që do të mbjellim.
Kam respektin maksimal për çdo person që vendosi të na ndihmojë me këtë punë të vështirë.

Mbështetje e komunitetit vendas
Unë besoj me vendosmëri se angazhimi dhe përfshirja e komunitetit vendas është çelësi për rezultate të suksesshme të projektit Pemë për Lurën, në terma afatgjatë.
Ekziston një mungesë totale e vendeve të punës në zonat rurale siç është Lura. Prandaj i propozuam komunitetit vendas që të na ndihmonetë me punën që duhej bërë, kundrejt një pagese.
Ne i ofruam të gjithëve pagë të mirë, ramë dakord për çmimin për gropë dhe i paguam të gjithë në fund të secilës ditë. Kjo u dha njerëzve fleksibilitet për të zgjedhur ditët e tyre të punës. Disa vendosën të punojnë falas, të tjerët u paguan.
Djemtë punuan shumë, madje thanë se terreni ishte i lehtë për t’u punuar! Unë nuk jam shumë i sigurtë për këtë! U përpoqa dhe në pjesën më të madhe, dështova… :)
Ne jemi krenarë që mund të kontribuojmë drejtpërdrejt në komunitet dhe të ndihmojmë aty ku mund të bëhet një ndryshim i vërtetë.

Nryshime në projekt, AdZM
Ka pasur ndryshime në minutën e fundit në projektin tonë bazuar në sugjerimet e AdZM Dibër. Kjo solli edhe ndryshimin e zonës së mbjelljes dhe mbjelljen e Pinus Nigra (100%) e cila i përshtatet zonës.
Arsyeja kryesore është se Parku Kombëtar i Lurës është i ndarë në tre zona për sa i përket mbrojtjes së mjedisit. Zona më e mbrojtur është ajo rreth liqeneve.
Në këtë zonë lejohet të mbillen vetëm disa lloje pemësh të cilat rriten në të njëjtën lartësi.
Problemi këtu ishte lartësia mbi nivelin e detit. Është pothuajse e pamundur të marrësh pemë të kotate të duhura në Shqipëri. Deri tani kemi informacion nëse ka furnizues të mundshëm që kanë pemë të përshtatshme për kuotën e zonës së mbjelljes.
Në bashkëpunim me AdZM Dibër do arrijmë objektivat e 2021, e sipas kërkesave dhe sugjerimeve të tyre zona e re është zgjedhur në një kuotë më të ulët.
Kjo do të na lejojë të sjellim pemë në Lurë për të cilatështë 100% e sigurtë që rriten në zonë dhe kanë shans të madh për të mbijetuar.
Mënyra të reja donacioni
Faqja e donacioneve është përditësuar, për t’i bërë donacionet më të lehta dhe pa kosto shtesë.
Tani është e mundur të bëhen donacione drejtpërdrejt në llogaritë tona bankare në Shqipëri. Për donatorët nga vendet e B -së është edhe llogaria bankare e FAR & FURTHER z.s. e cila merr donacionet brenda Bashkimit Evropian.
Ç’pritet më tej?
Në javët e ardhshme do të udhëtojmë nëpër Shqipëri. Do të vizitojmë pika të shitjes së pemëve për të zgjedhur furnizuesit më të mirë të fidanëve për projektin tonë.
Fidani më i mirë nuk është ai më i liri, por një Pinus Nigra i shëndetshëm, 3 vjeçar, i cili përmbush specifikimet e cilësisë.
Në emër të të gjithë ekipit,
Pavel
Archive
Update #14: Planting 10 000 trees!!! / Tetor 17, 2022
10 000 trees! That’s pushing our effort to the next level!
Update #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022
78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.
Përditësim #11: Finance 2019–2021 / Janar 27, 2022
How did we use donations in years 2019–2021?
Përditësim #10 / Tetor 25, 2021
Zgjedhja e materialit të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.
Përditësim #9 / Tetor 1, 2021
Kemi hapur 2550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.
Përditësim #8 / Shtator 21, 2021
Dritë jeshile për 2500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!
Përditësim #7 / Korrik 20, 2021
Borë në fund të Majit, dokumentet dhe planet për Vjeshtën 2021.
Përditësim #6 / Maj 20, 2021
Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 Maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!
Përditësim #5 / Prill 21, 2020
Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19
Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019
Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe Ç’pritet më tej?
Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019
Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë
Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019
Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.
Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019
Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.