NEWS

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Gjithçka është duke u bërë gati për aktivitetin e javës që po vjen! Koha po fluturon e po ikën shumë shpejt! Nuk ka kaluar shumë kohë nga kur projekti Trees for Lurë ishte vetëm një ëndërr.

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë që falë një partneri që na është bashkuar për vitin 2020, jemi pak më afër qëllimeve të këtij viti! Gjithnjë e më shumë vullnetarë po përgjigjen, e kjo është fantastike. Kemi njerëz që duan të kontribuojnë në forma të ndryshme (fotografi, rrjete sociale, mbjellje të fidanëve, etj…) gjë që është shumë pozitive.

15 vullnetarë
të regjistruar
1067 € donacione
nga 7 donatorë

Pregatitjet janë drejt përfundimit

Po vëmë në vend të gjitha pjesëzat e programit për të qenë gati për javën që vjen. Scout Tirana 1 po impenjohet vërtet shumë që në Lurë të mos na mungojë asgjë.

2 200 pemë janë gati, akomodimi është i konfirmuar dhe programi i ditëve është tashmë gati. Logjistika dhe trasporti për fidanët dhe ekipin është siguruar, përveç edhe një makine që do na duhet akoma ta gjejmë. Sigurisht që është menduar edhe për ushqimin, por menuja nuk do të thuhet akoma ;)

Bëj një fëmijë të lumtur!

Nisma për të ndihmuar fëmijët në Fushë-Lurë ka rezultuar shumë e suksesshëme dhe shumë njerëz kanë dhuruar rroba, lodra ose pajisje shkollore. Do të doja të shfrytëzoja rastin që të falënderoj të gjithë ata që janë përfshirë në këtë nismë.

Të gjitha materialet do të çohen në Fushë-Lurë. Rrobat do t’u jepen direkt fëmijëve, ndërsa lodrat dhe mjetet shkollore do të dërgohen tek shkolla dhe kopështi i fëmijëve të fshatit.

Media & Takime

Nuk është se duam të mburremi por pak promovim nuk do të ishte keq. Jemi shumë entuziastë të jemi të ftuar në një emision në Vision+ TV, gjithashtu edhe në Top Channel në Wake-up në datë 27 Nëntor.

Gjithashtu, konfirmojmë takimin që do të bëhet në Ambasadën e Republikës Çeke në Tiranë, në datë 26 Nëntor.

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.