NEWS

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Për vitin 2023 i kishim vënë vetes objektiva të rëndësishëm: të mbillnim 10,000 fidanë të tjerë si dhe të zgjeronim fidanishten tonë. Nuk ishte aspak e lehtë, por falë këmbënguljes dhe vullnetit të grupit të Trees for Lurë, mbështetjes së partnerëve tanë të rinj dhe donatorëve, arritëm të realizonim të gjitha qëllimet tona.

Viti për ne filloi në pranverë me zgjerimin e fidanishtes tonë. Fidanishtja është thelbësore për prodhimin në mënyrë të qëndrueshme të fidanëve në Fushë-Lurë, fidanë të cilët rriten nga fara e mbledhur brenda parkut dhe që janë të mësuar me klimën e vendit.

Gjatë verës, kemi bashkëpunuar me AKZM dhe AdZM Dibër për të përfunduar detajet mbi projektin e mbjelljes së fidanëve për vitin 2023 (kemi përcaktuar bashkë zonën, llojet e fidanëve, metodologjinë e mbjelljes, etj.). Në fund të sezonit të verës morëm edhe konfirmimin zyrtar nga këto dy institucione për të mbjellë brenda Parkut Kombëtar Lurë-Mali Dejës.

Zona e mbjelljes për 2023

Zona e mbjelljes për vitin 2023 është në kufi me zonën e mbjelljes të një viti më parë. Si zona e vjetshme, edhe kjo zonë është e dëmtuar në të shkuarën nga zjarret.

Terreni ku punuam sivjet është më i thepisur se zonat ku kemi mbjellë në vitet e kaluara. Ka gjithashtu një përrua që e përshkon të gjitë zonën në mes. Sipërfaqja totale e saj është 14.72ha. Megjithatë, duke marrë parasysh tipologjinë e terrenit dhe vegjetacionin ekzistues në zonë, prej kësaj sipërfaqeje vetëm 9ha është e përshtatshme për ripyllëzim nga e cila arritëm të ripyllëzonim një sipërfaqe prej 6.38ha me 10,081 fidanë.

10,081 fidanë të mbjellë

Operacionin e mbjelljes e realizuam në dy faza dhe sivjet arritëm të mbillnim 10,081 fidanë në vetëm dy javë, ndryshe nga mbjellja e vitit 2022 e cila zgjati katër javë.

Si fillim pregatitëm zonën e mbjelljes duke hapur gropat, e gjatë javës së dytë ekipi i punëtorëve vendas mbolli fidanët.

Për shkak të motit të paqëndrueshëm (rreshje, dëborë) na u desh që fazën e dytë të projektit ta shtynim me një javë nga ç’kishim planifikuar dhe për rrjedhojë na u desh të mbillnim të gjithë fidanët brenda një jave pasi temperaturat po uleshin në mënyrë drastike.

Nga totali 10,081 fiadnëve, 1,081 ishin fidanë të rritur në fidanishten tonë dhe 9,000 fidanët e tjerë i blemë tek Fidanishte Xhepi Sh.p.k. në Fushë-Krujë.

Mbollëm fidanët e parë të fidanishtes tonë

Ky vit ishte shumë i veçantë për ne pasi arritëm të mbillnim 1,081 fidanët e parë nga fidanishja jonë, një arritje shumë e rëndësishtme për ne.

Fidanët e parë të fidanishtes tonë vijnë nga fara e mbledhur në vitin 2021 dhe e mbjellë në fidanishte në pranverë të vitit 2022. Fidanët e rritur në Fushë-Lurë janë në trup më të vegjël sesa fidanët e po të njëjtës moshë që janë në treg, por kanë një avantazh të madh pasi janë të mësuar me klimën e egër të vendit.

Fidanët tanë i mbollëm në një zonë të veçuar nga fidanët e tjerë për ta patur më të lehtë monitorimin dhe vlerësimin e përqindjes së mbijetueshmërisë për vitet në vijim.

Numër rekord të punëtorëve vendas

Është një kënaqësi më vete të shohësh rritjen e interesit të komunitetit vendas dhe dëshirën e tyre për të punuar me ne.

Në vitin 2021 e nisëm operacionin e ripyllëzimit me vetëm 6 punëtorë, ndërsa sivjet arritëm të punësonim 35 punëtorë. Kjo rritje interesi për të punuar me ne ka të bëjë mbi të gjitha me fitimin e besimit të komunitetit vendas, duke punuar me ta në mënyrë transparente, të drejtë dhe konsistente për tre vite rradhazi.

Gjatë sezonit të mbjelljes ne ofrojmë mundësi punësimi sezonal të barabartë për burrat, gratë dhe të rinjtë. Në fund të secilës ditë pune paguajmë gjithësecilin prej tyre në bazë të punës së bërë gjatë asaj dite.

Pas te vitesh punë kemi arritur të ndërtojmë një grup punëtorësh të trajnuar dhe që punojnë me ne që prej vitit të parë. Gjithashtu, nga viti në vit ky grup pune rritet duke mirëpritur persona që angazhohen në punë, në bazë të disponueshmërisë së tyre.

Kjo na lejon edhe që të realizojmë projektin vjetor të ripyllëzimit në vetëm dy javë.

Ekipi i punëtorëve vendas para nisjes për tek zona e mbjelljes
Ekipi i punëtorëve vendas para nisjes për tek zona e mbjelljes

Aktivitete me shkollat dhe nxënësit

Këtë vit prezantuam një mënyrë të re për të përfshirë shkollat, me fëmijë nga fshati i Fushë-Lurës dhe nga e gjithë Shqipëria.

Qëllimi kryesor i këtyre eventeve është krijimi i një programi edukues ku të përfshihen fëmijët gjatë sezonit të mbjelljes. Patëm mundësinë t’ju tregonim fëmijëve të gjithë procesin, nga fara - tek fidanët e moshave të ndryshme në fidanishte - tek mbjellja e fidanëve në terren, në Parkun Kombëtar Lurë-Mali Dejës. Arritëm ta realizonim këtë aktivitet në tre evente me tre shkolla të ndryshme. Lexoni më tepër në, Përditësim #17.

Interesi nga shkollat ishte shumë i lartë, por për shkak të rreshjeve të shiut dhe uljes drastike të temperaturave në Nëntor na u desh që disa shkolla ti vëmë në listë pritjeje.

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.