NEWS

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

Është shumë emocionuese për ne të ndajmë me ju planet e vjeshtës për 2022. Falë mbështetjes së komunitetit dhe donatorëve do të mund të dyfishojmë numrin e fidanëve të planifikuar për mbjellje nga 5 000 në 10 000 fidanë.

Në vitin 2021 arritëm të mblidhnim fonde dhe të mbillnim 2 712 fidanë. Ishte eventi jonë i parë i mbjelljes dhe e morëm ‘avash-avash’ duke i mbajtur objektivat sa më realistë. Kjo na ndihmoi sidomos për të fituar eksperiencën e duhur. Përveçse mësuam shumë, jemi akoma më të lumtur për rezultatet me 78% përqindje mbijetueshmërie për fidanët e mbjellë në vitin e parë.

Një falenderim për të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe kanë bërë donacione!

Zgjerimi i operacionit të ripyllëzimit nuk do të mund të realizohej pa mbështetjen e çmueshme të komunitetit internacional të motoçiklistëve (disa prej tyre na mbështesin periodikisht, e ndaj tyre jemi veçanërisht falenderues!), si dhe të donatorëve të sektorit privat Fry-IT, Ltd. nga UK, Shirt-King & Button-King nga Gjermania, Car Tirana dhe ALGRAFIKA nga Shqipëria.

Falenderojmë gjithashtu Fidanishte Xhepi për furnizimin me fidanë me një çmim të ulët, duke na ndihmuar në misionin e ripyllëzimit.

Ku dhe si do të mbjellim këtë vit?

Duke qenë se numri i fidanëve që do mbjellim sivjet është shumë gati katër herë sa numri i fidanëve të mbjellë në vitin e parë, rrjedhimisht edhe sipërfaqja e terrenit do të jetë më e madhe duke kaluar nga një sipërfaqe ripyllëzimi prej 1.6ha në 6.5ha.

Operacioni i mbjelljes do të zgjasë rrethi një muaj, nga data 22 tetor 2022 deri në 20 nëntor 2022.

Hapat e operacionit të ripyllëzimit

Si fillim do pregatisim zonën e mbjelljes në 22-23 tetor duke e monitoruar, fotografuar, piketuar dhe duke qartësuar detajet e fundit logjistike të mbjelljes.

Më pas do vijohet me hapjen e 10 000 gropave në 24 tetor. Kjo fazë realizohet tërësisht nga punëtorë që jetojnë në Lurë, të cilët do kenë mundësi të bëjnë një punë sezonale për katër javë, deri në javën e tretë të nentorit.

Mbjellja e fidanëve do të fillojë në 29 tetor. Gjatë javës do mbjellin punëtorët, si dhe në fundjavë do mbjellin grupe të ndryshme vullnetarësh. Kjo fazë do zgjasë deri nê datë 20 nëntor.

Vullnetarët & ekipi i punëtorëve

Mbjellja e pemëve do të kryhet nga punëtorë vendas dhe grupe vullnetare, me një objektiv mbjellje prej 2 500 fidanësh. Duke u bazuar dhe në eksperiencën e vitit të shkuar, duam që sivjet të oforjmë më shumë mundësi punësimi për banorët e Lurës dhe të reduktojmë numrin e vullnetarëve të përfshirë.

Vullnetarët do mbjellin fidanë vetëm gjatë fundjavave (fundjavën e fundit të tetorit, si dhe fundjavën e parë, të dytë dhe të tretë të nëntorit). Gjithashtu, vullnetarët nuk do të kenë një numër të përcaktuar fidanësh për të mbjellë gjatë eventeve të fundjavave. Kjo do të lejojë vullnetarët të marrin kohën e duhur për të mbjellë me kujdes si dhe do e bëjë më të lehtë punën e grupit tonë për të monitoruar mbjelljen. E mbi të gjitha, do lejojë grupet vullnetare të shijojnë Parkun Kombëtar të Lurë-Mali Dejës.

Punëtorët vendas do mbjellin fidanë gjatë javes ku, sikurse në fazën e hapjes së gropave, objektivi do të jetë 2 500 fidanë të mbjellë për çdo javë.

Shpresojmë që kjo mënurë e re pune të realizohet pa probleme, të ofrojë mundësi punësimi dhe tê ardhura monetare të nevojshme në fshat, si dhe të bëjë që eventet me grupet vullnetare të jenë argëtuese dhe emocionuese.

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.