NEWS

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Menduam se mund të jeni të interesuar për gjërat që po bëjmë, prandaj kemi pregatitur disa lajme për t’ju përditësuar me punën. Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit dhe jemi shumë të ngazëllyer por dhe edhe pak nervozë (për të qenë të sinqertë) pasi dita e mbjelljes po afron!

9 vullnetarë
të regjistruar
67 € donacione
nga 6 donatorë

Përshëndetje Scout Tirana 1

Jemi të lumtur t’ju njoftojmë që Scout Tirana 1 është tashmë një nga organizatorët e projektit! Kemi bërë shumë punë sëbashku! Ata janë një ekip fantastik dhe janë shumë entuziaztë për këtë projekt.

Fatkeqësisht, North Green Association (N.G.A.) vendosi të vihej mënjanë pasi disa nga partnerët e N.G.A. nuk ranë dakort që të mbështesin projektin e Trees for Lurë. Gjithsesi duam të falenderojmë N.G.A. për punën që ata kanë bërë në Lurë dhe i urojmë më të mirat për projektet e tyre të ardhshme.

Bëj një fëmijë të lumtur!

Vendosëm të çojmë më shumë sesa pemë në Lurë! Po mbledhim lodra, mjete shkollore dhe rroba për fëmijë (120 fëmijë) për fshatin Fushë-Lurë.

Rrobat do t’ju dhurohen direkt fëmijëve të fshatit, ndërsa mjetet shkollore dhe lodrat do t’i jepen shkollës dhe kopshtit në Fushë-Lurë.

Kemi nevojë edhe për ndihmën tënde!

Stickers! & si të merrni një

Stickers!

Kemi pregatitur disa sickers (afishe) shumë të bukura për të cilat jemi shumë të ngazëllyer! Mund të zgjidhni mes njërit me ngjyrë të zezë dhe të bardhë, ose me ngjyrë të bardhë dhe portokalli, në anglisht dhe/ose shqip!

FAR&FURTHER i siguroi këto stickers dhe kemi vendosur të dërgojmë nga një sticker si shenjë falënderimi për secilin donacion me vlerë mbi 10€ (edhe donatorët që tashmë kanë bërë një donacion do të marrin një të tillë).

Antarë të rinj të ekipit

Që në fillim të projektit jemi në kërkim për një ekspert pyjesh dhe një komunikim zyrtar me menaxherët e Parkut Kombëtar të Lurës. Ndaj jemi të lumtur të mirpresim antarët e rinj të ekipit!

Nazmiu është një ekspert pyjesh, dhe Hasani është kontakti jonë kryesor nga Parku Kombëtar i Lurës.

Ambasada e Republikës Çeke

Kemi kontaktuar me Ambasadën e Republikës Çeke në Tiranë dhe morëm përgjigjen se mund të ekzistojë mundësia e një mbështetjeje për projektin tonë.

Pavel do të takohet me ambasadorin për të diskutuar për mundësitë e mëtejshme.

Le të kryqëzojmë gishtat!

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.