NEWS

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

Natyrisht, jemi shumë të kënaqur me progresin e deritanishëm. Po aq të kënaqur me këto rezultate janë edhe ekipi vendas dhe inxhinierët e mjedisit. Është një arritje shumë madhe dhe të dhënat më poshtë tregojnë se kemi kapacitetin e duhur për të kryer operacione ripyllëzimi në Lurë, duke ju përmbajtur standardeve të industrisë e njëkohësisht duke mbajtur kosto të ulëta.

Transparenca është një ndër parimet thelbësore për Trees for Lurë prandaj për çdo fazë të operacionit të ripyllëzimit ofrojmë informacion të plotë, për mbështetësit e projektit dhe partnerët tanë afatgjatë.

Monitorimi i aktivitetit të mbjelljeve është një ndër hapat thelbësorë të çdo operacioni ripyllëzimi, ashtu si mbajtja e të dhënave mbi shkallën e mbijetesës, rritja vjetore si dhe identifikimi i problematikave të mundshme të fidanëve të rinj të mbjellë.

Mungesa e publikimit të këtyre informacioneve e bën të pamundur vlerësimin e performancës së projektit në lidhje me suksesin apo dështimin e operacionit të ripyllëzimit, e gjithashtu të qëndrueshmërisë ekonomike.

Mia & Max (@wege_wagen) duke ndihmuar me mirëmbajtjen dhe monitorimin, pranverë 2022
Mia & Max (@wege_wagen) duke ndihmuar me mirëmbajtjen dhe monitorimin, pranverë 2022

78% shkalla e mbijetesës

Jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura në lidhje me shkallën e mbijetesës pas periudhës së parë të vegjetacionit. Shkalla e mbijetesës prej 78% është një sukses shumë i madh, pasi është mbi mesataren e pranueshme prej 70% në operacione ripyllëzimi në shkallë të gjerë.

Në vjeshtë 2021 mbollëm fidanë nga 3 fidanishte të ndryshme, mund të lexoni më tepër mbi procesin e përzgjedhjes në Përditësim #10. Kjo metodë u përdor për të ulur rrezikshmërinë dhe për të vlerësuar shkallën e mbijetesës së fidanëve të disponueshëm nga furnitorët shqipëtarë.

Më poshtë të dhënat e mbledhura në datë 10 shtator 2022:

Fushë-Krujë Burrel Korçë Totali
Mbjellë 1100 1018 594 2712
Të thara 250 171 182 603
Shakalla e mbijetesës 77.22% 83,20% 69,36% 77.77%
Rritja 1–8 cm (10 fidanë) 1–8 cm (12 fidanë) 1–3 cm (4 fidanë)
Përmbledhje Problemi kryesor kishte të bënte me zonën e mbjelljes, e cila rezultoi të jetë zonë e tejngopur me ujë.
Kjo ka ndikuar negativisht në shkallën e mbijetesës pavarësisht se pemët nga kjo fidanishte ishin mëse të përshtatshme.
Problemi kryesor ishte dëmtimi nga kushtet klimatike. Këto fidanë ishin më të gjatë se fidanët e tjerë, ndaj edhe ishin më të predispozuar për dëmtim nga dëbora apo erërat e dimrit. Këto pemë ishin ende të parritura mjaftueshëm për t'u mbjellë në kushtet e vështira klimatike të Lurës, duke rezultuar në performancë të dobët.

Problemet dhe mësimet e nxjerra

Është thelbësore që gjatë monitorimit të identifikohen problemet dhe të mësohet prej tyre. Është shumë e rëndësishme për ne të kuptojmë se pse 603 fidanë të mbjellë vjet nuk arritën të rriteshin të shëndetshëm.

1) Tejngopje e terrenit me ujë

Ky vit ka sjellë rreshje të shumëta në Lurë. Ka patur periudha të gjata rreshjesh të dendura që kanë mbingopur me ujë disa zona të mbjelljes.

Zona jonë e mbjelljes është e pozicionuar në kodër, e ndarë në dy pjesë nga rrugë e pashtruar. Për shkak të rreshjeve të dendura të shiut dhe funksionimit të rrugës si element kullues nga pjesa e sipërme, në pjesën e poshtme të zonës së mbjelljes janë krijuar disa përrenj të përkohshëm. Kjo ka ndikuar që pemët e mbjella në këtë zonë të mbingopeshin me ujë.

Sivjet sipërfaqja e përzgjedhur për mbjellje është shumë më e madhe se ajo e vitit të kaluar e cila ishte 6.25ha. Kjo do të na lejojë që të identifikojmë zonat e papërshtashme për mbjellje në mënyrë që të minimmizojmë riskun.

2) Teknikë mbjellje e gabuar

Përdorimi i teknikës së saktë të mbjelljes është thelbësore për mbijetesën e fidanit. Mbjellja në mënyrë të gabuar çon detyrimisht në tharjen e fidanit.

Që në fillim e kuptuam që disa nga fidanët nuk i kishim mbjellë mirë. Në pranverë tentuam që të sistemonim sa më shumë fidanë duke u munduar gjithashtu të minimizonim dëmet e shkatuara nga moti i keq i dimrit.

Problematikat:

  • Mbjellje sipërfaqësore, duke lënë të ekspozuar sistemin e rrënjëve e gjithashtu duke rrezikuar qëndrimin drejt të fidanëve më të gjatë;
  • Mbjellje shumë e thellë, duke mbuluar degëzat e reja të fidanit;
  • Mbjellje e fidanit bashkë me ambalazhimin e tij (duket e pabesueshme, por ja që ka ndodhur).

Do të ndryshojmë mënyrën se si do të mbjellim në vitin 2022. Së pari, do të rritet prezenca e personave më me përvojë në mbjelljen e fidanëve në mënyrë që të demostrojnë, ndihmojnë dhe monitorojnë vullnetarët gjatë eventeve. Gjithashtu, shumica e fidanëve do të mbillen nga punëtorë vendas nga Lura, të cilët kanë edhe eksperiencën e duhur.

3) Dëmtim nga kushtet klimatike

Fidanët që blemë nga fidanishtja në Burrel ishin dukshëm më të gjatë se fidanët e tjerë.

Ndërkohë që këto fidanë po rriten mirë dhe shkalla e mbijetesës është ndër më të lartat nga të tre grupet, ato janë njëkohësisht edhe ndër më të ndjeshmit ndaj dëmtimit nga bora dhe era, veçanërisht kur ato mbillen shumë cekët.

Gjatë ekspeditës në pranverë vumë re dhe sistemuam shumë fidanë të zhytur në tokë nga pesha e borës.

Kjo përvjë na ka ndihmuar të përzgjedhim mes furnitorëve tanë për mbjelljen e vitit 2022, si dhe për llojin e fidanëve të cilët duhet të jenë më të vegjël në trup, më të rinj dhe më rezistentë ndaj borës dhe erës.

4) Fidanë të papërshtashëm

Pemët e marra në Korçë nuk i mbijetuan dot kushteve klimatike të ashpra të Lurës. Edhe pse fidanët e kësaj fidanishteje ishin dhuratë, na erdhi keq kur i gjetëm të dëmtuar.

Pavarësisht përshtatjes së specifikimeve që i jemi përmbajtur është tashmë e qartë se fidanët me vetëm një periudhë vegjetacioni nuk janë të përshtatshëm për mbjellje në Lurë.

Ky lloj informacioni është thelbësor për ne. Së pari nuk do mjellim fidanë kaq të rinj në moshë. Gjithashtu, jemi në përfundim të pregatitjeve për të hapur fidanishten tonë, ku do të mund të mbajmë fidanët për të paktën dy periudha vegjetacioni përpara se të mbillen në terren.

Ç’pritet të ndodhë më pas?

Siç mund të vihet re, ekpserienca jonë kishte suskseset dhe dështimet e saj, gjë që është mëse normale kur kemi të bëjmë me natyrën dhe motin. Patëm gjithsesi një mundësi të mirë për të nxjerrë mësime nga viti jonë i parë i mbjelljes, në mënyrë që të përmirësojmë problemet e listuara më lart.

Falë përvojës së fituar po vëmë edhe veten në sfidë duke synuar që këtë vit të mbjellim 10 000 fidanë.

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.