NEWS

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, eventi i 2019 anullohet

Siç tashmë e dini, ka patur një tërmet prej 6.4ball të shkallës Rihter me epiqendër në Durrës nga i cili për fat të keq ka patur disa viktima, shumë njerëz të lënduar ose të ngelur pa shtepi, pasi kanë pësuar dëmtime të rënda. Njerëzit janë të frikësuar dhe të shqetësuar për familjet e tyre.

Ne kemi vendosur që, për shkak të kësaj ngjarje, mos të vazhdojmë me planet që kishim për datat 28-30 Nëntor.

Por, do të vazhdojmë të punojmë fort për Trees for Lurë, për të realizuar aktivitetin e pranverës 2020.

Çfarë po ndodh:

  • Ndërkohë po kontaktojmë partnerët dhe donatorët tanë për të diskutuar për hapat e mëtejshëm dhe donacionet e tyre;
  • Po mundohemi që fidanët që kishim blerë ti ruajmë në një vend të sigurtë, për t’i përdorur në pranverën e 2020;
  • Jemi duke përditësuar vullnetarët mbi situatën.

Tërmeti, Vullnetarë

I gjithë ekipi i Trees for Lurë ka vendosur që vullnetarisht të ndihmojë sadopak personat e prekur nga tërmeti.

Duam që të jetë e qartë për të gjithë që financat e projektit Trees for Lurë nuk do të preken në asnjë mënyrë, ato do të përdoren vetëm për mbjelljen në pranverë 2020.

Mendojmë dhe ndjejmë që, në këtë situatë, kjo është ajo që duhet bërë!

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.