NEWS

Përditësim #5 / Apr 21, 2020

Për shkak të COVID-19, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të anullojmë aktivitetin e pranverës për 2020. Dhe më e keqja është se nuk mund të fillojmë akoma të planifikojmë një aktivitet tjetër deri në momentin që kufizimet në Shqipëri të lehtësohen. Edhe ne, si të gjithë ju, po qëndrojmë në shtëpi deri në përfundim të karantinës.

Anullohet aktiviteti i pranverës 2020

Kishim planifikuar që aktiviteti jonë i parë në parkun kombëtar të zhvillohej këtë fundjavë, 17-20 Prill 2020. Ekipi ishte gati dhe në përfundim të planifikimit të gjërave të fundit për eventin. Po prisnim vetëm të ftonim të gjithë vullnetarët dhe të shikonim më në fund 2000 fidanët duke u mbjellë në Lurë.

Për fat të keq, na u desh të anullonim eventin për shkak të kufizimeve të lëvizjeve në Shqipëri (edhe në vendet e tjera) si dhe për të shamngur totalisht grupimet e njerëzve. Për momentin, këto kufizime janë në fuqi pa një datë të caktuar ndërprerjeje.

Regjistrimi i organizatës jo-fitimprurëse

Nuk ka vetëm lajme të këqija. Kemi punuar shumë dhe kemi arritur të përfndojmë procesin e regjistrimit Pemë për Lurën në gjykatë dhe zyrtarisht njihemi si një organizatë jo-fitimprurëse.

Fakti që jemi të regjistruar si organizatë jo-fitim prurëse do na ndihmojë për çështje transparence dhe taksash ligjore, por gjithashtu edhe të aplikojmë për grante vendore apo ndërkombëtare.

Agjensia Çeke për Zhvillim

Një tjetër lajm shumë pozitiv që duam të ndajmë është se kemi punuar me Agjensinë Çeke për Zhvillim dhe kemi dorëzuar projektin Pemë për Lurën.

Kemi kaluar në fazën e dytë të përzgjedhjes. Projekti është aprovuar dhe pëlqyer nga të gjithë anëtarët e jurise, gjë që është shumë pozitive. Por për fat të keq, agjensia ka ezauruar fondet dhe nuk ka buxhet të mjaftueshëm për iniciativën tonë.

Me rekomandim të Agensisë Çeke pë zhvillim, do të aplikojmë sërish në fazën e parë për vitin 2020.

Ç’pritet në vazhdim?

Për momentin duhet vetëm të presim që emergjenca e COVID-19 të kalojë dhe qeveria të heqë kufizimet e dekretuara së fundmi. Deri sa kjo të ndodhë, nuk mund të fillojmë të planifikojmë evente te reja apo aktivitete në grup.

Të gjithë ne, gjithashtu edhe partnerët tanë, shpresojmë që karantina të përfundojë sa më shpejt në mënyrë që të fillojmë planifikimin e eventeve për vjeshtën 2020.

Ndërkohë po vazhdojmë të punojmë me aplikimin e projektit Pemë për Lurën, të cilin do e dorëzojmë pranë Agjensise Çeke për Zhvillim në Shtator 2020. Do të kemi një vendim zyrtar nga agjensia deri në fund të vitit 2020.

Në emër të të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Përditësim #5 / Apr 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dec 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe Ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nov 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nov 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nov 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, mirupafshim North Green Association, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.