RRETH NESH

Trees for Lurë është një organizatë jo-qeveritare, jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 2019, me mision ripyllëzimin e zonave më të dëmtuara të Parkut Kombëtar "Lurë–Mali i Dejës"

Projekti i Ripyllëzimit realizohet 90% nga ekipi vendas, punëtorë të cilët jetojnë në Lurë të Vjetër, Fushë-Lurë, Borie-Lurë, Gur-Lurë etj. Vullnetarët, partnerët dhe shkollat ftohen zakonisht vetëm gjatë fundjavave për të mbjellë simbolikisht 10% të mbetur të fidanëve.

Fidanishtja e Trees for Lurë ndodhet në Fushë-Lurë në kuotën 1,100m mbi nivelin e detit dhe ka kapacitet prodhues 20,000 fidanë në vit. Ajo ofron mundësi shtesë për krijimin e vendeve të punës për komunitetin vendas. Në fidanishte aktualisht rriten Pishë e zezë (Pinus nigra), Arnen (Pinus Peuce) dhe Bredh (Abies alba), farat e të cilëve janë mbledhur në vitet 2021-2022 brenda Parkut Kombëtar "Lurë–Mali i Dejës". Fidanët që rriten në këtë fidanishte janë autentikë dhe përbëjnë kategorinë e fidanëve më të përshtashëm për t’u mbjellë në këtë Park Kombëtar.

KONTAKTE

Nëse ke ndonjë pyetje, sugjerim apo thjesht do të na përshëndesës…
Na shkruaj në Instagram, Facebook, ose në e-mail...

hello@treesforlure.org

EKIPI
Pavel Kunc

Pavel Kunc

Bashkë-themelues

Pavel menaxhon projektin, jep suport me IT-në si dhe kujdeset për financat, duke siguruar ekzekutimin e planeve vjetore dhe objektivave.

pavel@treesforlure.org | Instagram

Anisa Coniku

Anisa Coniku

Anisa fokusohet në mbledhjen e fondeve nëpër bizneset apo institucionet shqiptare.

anisa.coniku@treesforlure.org

Ersan Karameto

Ersan Karameto

Ersani ndihmon me organizimin dhe logjistikë gjatë periudhës së mbjelljes.

Joreld Dhamo

Joreld Dhamo

Joreldi ndihmon me materialet tona promovuese të printuara dhe online.

Instagram

Mirjana Pali

Mirjana Pali

Mirjana merret me organizimin e eventeve me shkollat si dhe përkthen faqen e internetit në shqip.

mirjana.pali@treesforlure.org

Olgerta Puta

Olgerta Puta

Olgerta menaxhon financat sipas ligjit në Shqipëri.

Gentjana Lasku

Gentjana Lasku

Gentjana ndihmon gjatë sezonit të mbjelljes si dhe me monitorimin e pemëve në fidanishte.

Konsulentë të jashtëm

Gentjan Shkëmbi & Elvis Shkëmbi

Gentjan Shkëmbi & Elvis Shkëmbi / CropTech Albania

Plant nutrition & protection advice

Gentjani është një ekspert i ushqyerjes dhe mbrojtjes së bimëve dhe këshillon mbi praktikat më të mira për fidanishten tonë.

Instagram | Facebook

Ing. Marek Zeman / Lesy České republiky, s.p., Semenářský závod

Head of production

Ing. Zeman ndan me ne njohuritë e tij të gjera në lidhje me përpunimin, ruajtjen dhe dezinfektimin e farës para se të mbillet.

marek.zeman@lesycr.cz | Website

Erald Halili

Erald Halili

Videography, Social media

Eraldi bën të mundur që puna jonë të shfaqet në ekranet tuaja dhe e tregon atë nga këndvështrimi unik i dronit.

Instagram | YouTube

Bashkëpunime të mëparshme