Parimi ynë kryesor në Trees for Lurë është transparenca e plotë. Dhe këtë nuk e aplikojmë vetëm për financat tona, por e kemi si vlerë thelbësore. Nuk ka rëndësi nëse është një donacion, kosto trasporti, apo procesi i prokurimit për materialin për mbjellje. I gjithë informacioni i plotë publikohet në seksionin e News, ndaj ju sugjerojmë të lexoni raportet tona vjetore ku mund të gjeni informacione mbi të ardhurat tona, shpenzimet si dhe donatorët.
RAPORTET
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me informacionin e publikuar në këtë seksion, financat tona ose çfarëdo kurioziteti tjetër, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.
RAPORT VJETOR 2022
Viti 2022 ishte plot sfida, por falë punës së palodhur të ekipit, rezultoi shumë i favorshëm. Përpjekjet tona të ripyllëzimit i çuam në një nivel tjetër si dhe hapëm fidanishten e parë në Lurë.
Projekti i ripyllëzimit u zgjerua në mënyrë të konsiderueshme në vitin 2022 ku arritëm të mbillnim 10,000 fidanë Pinus Nigra në Lurë. Nëpërmjet kësaj përpjekjeje, ne kontribuuam në mënyrë të konsiderueshme në ekonominë vendase duke ndihmuar në sigurimin e të ardhurave për familjet e punësuara.
Fidanishtja ishte një ndër objektivat dytësorë për vitin 2022. Megjithatë, fidanishtja mbetet thelbësore për qëndrueshmërinë në terma afatgjatë për Trees for Lurë. Testuam me fidanishten dhe u përpoqëm të rrisnim fidanët tonë e parë në Lurë. Na duhet të pranojmë që rezultatet ishin jo shumë të mira, por na shërbeu si përvojë për t'u përmirësuar për fidanishten e vitit 2023. Nga 5,000 fidanë që kishim parashikuar, vetëm ~1,700 mbijetuan dhe po vazhdojnë të rriten për sezonin e vegjetacionit në 2023.
RAPORT VJETOR 2019–2021
Edhe pse projekti ka nisur që në vitin 2019 në Lurë, për shkak të tërmetit (2019) dhe pandemisë COVID-19 (2020), aktiviteti jonë i parë i mbjelljes u zhvillua në vjeshtë 2021.
Prandaj vendosëm që të publikojmë një raport të vetëm finaciar, i cili përmbledh progresin e arritur ndër vitet 2019-2021.
FAKTE KYÇE
Ky informacion është mbledhur ndër të gjitha vitet që Trees for Lurë ka qenë aktive.