Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023
Sivjet kemi si qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e fidanishtes në Lurë prandaj kemi nisur procesin e pastrimit dhe pregatitjes së farës për të rritur 11,000 fidanë në fidanishten tonë. Në këtë përditësim duam të ndajmë disa detaje të të gjithë procesit të punës.
Fidanishtja ka qenë që në fillim një ndër objektivat tonë afatgjatë. Duke prodhuar fidanët tanë, reduktojmë ndjeshëm kostot e projektit të ripyllëyimit, por mbi të gjitha - do të mund të mbjellim në kuota më të larta të Parkut Kombëtar Lurë-Mali Dejës.
Në vitin 2022 bëmë tentativën tonë të parë për të rritur 5,000 fidanë të llojit Pishë e zezë. Mësuam shumë nga e gjithë eksperienca por rezultatet që patëm nuk ishin fort të mira, me vetëm rreth 1,000 fidanë të mbijetuar.
Rezultatet nuk ishin aq pozitivë për shkak të shumë gabimeve që kemi bërë gjatë vitit prandaj sivjet po implementojmë shumë ndryshime në mënyrë që të përmirësojmë rezultatet në fidanishte.
Gjithçka fillon nga fara
Si me çdo fidan, gjithçka nis nga fara. Farat tona janë mbledhur nga pjesëtarë të ekipit vendas, në 2021 kanë mbledhur farat e Pishës së zezë dhe në vitin 2022 farat e Bredhit dhe Arnenit. Boçet mblidhen manualisht nga pemët brenda Parkut Kombëtar të Lurë-Mali Dejës.
Mbledhja dhe nxjerrja e farës
Farat nxirren manualisht nga boçet dhe ky proces bëhet akoma më i lehtë kur vendosen në një ambient të ngrohtë. Më pas ato ruhen në trasta prej cope në një ambient të thatë dhe të ftohtë.
Pastrimi dhe përzgjedhja e farës
Farën e kemi mbldhur në fund të dimrit dhe më pas kemi nisur me procesin e pregatitjes së saj për fazat siç do i shpjegoj në vijim. Pastrimi është hapi i parë. Si fillim hiqen papastërtitë dhe pjesë të mbetura nga boçet, e më pas bëhet ndarja mes farave të shëndetshme (me tul) nga ato të pashëndetshme (të thata brenda ose pa tul). Qëllimi kryesor i kësaj faze është përzgjedhja e farave të shëndetshme, në mënyrë që të rritet probabiliteti që ato të zënë kur të mbillen në fidanishte.
Për farën e Pishës së zezë dhe Bredhit procesi i pastrimit është mekanik, pasi pastrohet lehtë nga pjesa që duket si “flamur” dhe “kurora” e saj duke përdorur ajër të fortë të presuar (ok, ok, le të themi të vërtetën që përdorëm tharëse flokësh). Ndarja e farave të shëndetshme nga ato të pashëndetshme bëhet shumë lehtë pasi ato të pashëndetshmet (ose pa tul) janë më të lehta dhe fluturojnë kur ju drejton tharësen e flokëve. Kjo metodë na ndihmon që të rrisim përqindjen e farave të shëndetshme nga 37% para procesit të pastrimit në 76% pas procesit të pastrimit (rasti i Pishës së zezë). Me Bredhin, duke qene se kemi më pak sasi në krahasim me Pishën e zezë, vendosëm ta pastrojmë dhe ta mbjellim të gjithë farën që kemi.
Me Arnenin procesi është pak më i vështirë se sa me dy llojet e tjera. Fara e tij ka një shtresë rrëshire e cila duhet të ruhet e paprekur, gjë që e vështirëson pastrimin pasi cipa që përmban rrëshirën është shumë delikate. Prandaj, me këtë lloj fare kemi bërë një pastrim më të thjeshtë duke i hequr vetëm pjesën e “flamurit” dhe me anë të tharëses së flokëve kemi ndarë farën nga papastërtitë. Pas pastrimit kishim një përqindje prej 66% farash të shëndetshme.
Pishë e zezë | Arnen | Bredh | |
---|---|---|---|
Viti i mbledhjes | 2021 | 2022 | 2022 |
Farë e shëndetshme (%) | 76% | 26% | 66% |
Sasia (në gram) | 1,152 | 169 | 4,284 |
Procesi i shtresëzimit - ndërprerja e fazës së hibernimit
Në momentin që fara mblidhet ajo është në fazë hibernimi (ose në gjumë). Në mënyrë që “ta zgjosh” dhe ta bësh gati për mbjellje (mbirje) ato duhet të kalojnë në një proces shtresëzimi në temperaturë të ulët. Ky proces nuk bën asgjë tjetër veçse simulon pranverën me temperatura disi të ulëta dhe me lagështirë, duke bërë që fara të “zgjohet”.
Shtresëzimi fillon me zhytjen e farave në ujë e lihen në temperaturë 3—5℃ për 24 orë. Kjo fazë është e njejtë për të gjitha llojet.
Më pas, kullohet uji dhe farat mbahen në një ambient me lagështirë dhe në temperaturë 3—5℃ për një periudhë prej 30 ditësh për Pishën e zezë e Arnenin dhe në një periudhë prej 60 ditësh për Bredhin**.
Në këtë fazë është shumë e rëndësishme që farat të monitorohen rregullisht që të mos thahen dhe të jenë në temperaturën e përcaktuar.
Hapat e mëtejshëm
Procesin e shtresëzimit e kemi nisur në datë 6 prill, që do të thotë që farat e Pishës së zezë do të jenë gati rreth datës 10 maj kur edhe do të mbillen, ndërsa për Bredhin duhet të presim minimumi edhe një muaj tjetër.
Por ndërkohë që farat janë në proces shtresëzimi, jemi duke punuar me shumë gjëra të tjera në fidanishte. Së pari duke e ndërtuar atë me një strukturë më solide dhe duke pregatitur preparatin e mbjelljes. Gjithashtu kemi porositur edhe vazot e riciklueshme të cilat i kemi në proces transporti për në Shqipëri.
Në emër të gjithë ekipit,
Pavel
Archive
Update #21: 2024 Monitoring report / Tetor 4, 2024
Year 2024 was incredibly hot and dry, which had negative impact on the survival rate, we have 56.4% for the 2023 area, we are making changes for the 2024 season!
Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024
Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK
Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024
Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!
Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023
Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!
Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023
Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023
Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023
Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.
Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023
Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.
Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022
10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!
Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022
78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.
Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022
Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.
Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022
Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?
Përditësim #10 / Tetor 25, 2021
Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.
Përditësim #9 / Tetor 1, 2021
Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.
Përditësim #8 / Shtator 21, 2021
Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!
Përditësim #7 / Korrik 20, 2021
Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.
Përditësim #6 / Maj 20, 2021
Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!
Përditësim #5 / Prill 21, 2020
Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19
Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019
Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?
Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019
Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë
Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019
Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.
Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019
Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.