NEWS

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Quick links

Detyra jonë e fundit për 2021 ishte të përzgjidhnim fidanët më të mirë për mbjellje dhe fidanishten e duhur për eventin e mbjelljes së sezonit të vjeshtës. Përpiluam një listë të furnizuesve të mundshëm dhe donim të vlerësonim paraprakisht secilin prej tyre (fidanët dhe serat) për të zgjedhur ndër ta se me cilët do të bashkëpunojmë.

Për ne është e rëndësishme që të kemi një proces transparent dhe të krijojmë një lidhje personale me çdo fidanishte dhe furnizues të ardhshëm.

Përmbledhje & Fidanët

Për eventet e mbjelljes për vitin 2021 vendosëm të kombinojmë fidanë 2 vjeçarë nga fidanishtet në Burrel, Fushë-Krujë dhe Korçë. Merrni informacione më të detajuara për secilën fidanishte më poshtë.

Fidanët nga këto furnizues plotësojnë (ose tejkalojnë) standardet e kërkuara, janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të certifikuar dhe çmimi i tyre është brenda buxhetit tonë.

Vendosëm të mos marrim fidanë nga fidanishtja e Kukësit për shkak të mungesës së certifikatës fitosanitare.

Vendosëm të mos mbjellim fidanë 3 vjeçarë pasi pemët kanë kaluar (relativisht) një kohë të gjatë në një lartësi më të ulët dhe janë mësuar me një klimë më të butë në krahasim me klimën e Lurës. Kjo do ta bëjë më të vështirë ambjentimin e fidanëve dhe mund të ulë mundësitë për mbijetesë.

Tabela më poshtë përmbledh informacionet kryesore dhe vendimin tonë:

Furnizuesi Kukës Burrel Fushë-Krujë Korçë
Mosha 2 2 3 2 3 1
Origjina AL SLO SLO AL AL AL
Në përputhje me standardin Po Po Po Po Po Po
Certifikimi Jo Po Po Po Po Po
Çmimi (përfshirë 20% TVSH) €0.9 €1 €1 €1 €1 N/A
Përshtashmëria Jo Po Jo Po Jo Po
Do të blihen (copë) 0 1 000 0 1 000 0 594

Kërkesat

Materiali mbjellës i përdorur për ripyllëzim (veçanërisht në Parqet Kombëtare) duhet të respektojë disa kërkesa minimale, të përcaktuara nga organi qeverisës për zonën specifike ku bëhet ripyllëzimi. Në rastin tonë këto standarde janë të vendosura nga AKZM dhe AdZM Dibër.

Kërkesat për fidanët

Vendodhja e mbjelljes përcakton llojet dhe kufizimet e materialit mbjellës. Parku Kombëtar i Lurë-Mali i Dejës është i ndarë në tre zona të mbrojtura. Brenda zonës së mbrojtjes në kategorinë e parë (nga lartësia e liqeneve e sipër) mund të mbillen vetëm pemë nga një kuotë e njëjtë dhe me origjinë nga zona e Lurës. Në zonat e mbrojtjes në kategorinë e dytë dhe të tretë këto kufizime janë më pak strikte.

Zona A13 ku do mbjellim bën pjesë në zonën e mbrojtjes të kategorisë së dytë dhe të tretë të Parkut Kombëtar të Lurë-Mali i Dejës dhe ndodhet në lartësinë 1 320m mbi nivelin e detit. Standardi për materialin mbjellës është siç tregohet në tabelën e mëposhtme:

Pinus Nigra Filizët Fidanët Fidanët
Mosha ≤ 1 vjeçarë 2 vjeçarë 3 vjeçarë
Gjatësia mbi nivelin e tokës 8—14cm 15—25cm 26—35cm
Gjatësia e rrënjës 12—20cm 12—20cm 15—20cm
Diametri i qafës së rrënjës ≥ 3mm ≥ 4mm ≥ 5mm

Kërkesat për furnizuesit

Furnizuesi duhet të sigurojë dokumentacionin e kërkuar. Certifikata fitosanitare (shembull) jep informacion mbi origjinën e fidanit (ose të farave). Certifikata tregon gjithashtu nëse fidani/fara është dezinfektuar kimikisht.

Për më tepër, ne verifikojmë edhe dokumentacionin e fidanishtes (dokumentat e regjistrimit, procedurat se si funksionojnë, faqen e internetit, etj…) dhe kushtet e pagesave.

Procesi

Kemi vizituar secilën fidanishte, për të parë fidanët që kanë e gjithashtu për t’u takuar me stafet e tyre. Kemi matur llojet e ndryshme të fidanëve nëpër fidanishte, kemi kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore si dhe paketimin me të cilin transportohen fidanët.

U kemi kërkuar nga një fidan të secilës grupmoshë në mënyrë që të mund të bënim krahasimin mes fidanishteve të ndryshme, e gjithashtu të mund t’ua tregonim ekspertëve tanë.

Furnizuesit

Kukës

Fidanishte në lartësinë 330m mbi nivelin e detit me një kapacitet prej ~25 000 fidanësh. Farat dhe fidanët kanë prejardhje nga zona e Kukësit. Fidanishtja nuk ofron certifikatë fitosanitare.

Çmimi për fidan: 110 ALL (përfshirë 20% TVSH)

Fidanët

  • Pinus Nigra, 2 vjeçarë
  • të pajisur me paketim
  • rritje uniforme e fidanëve
  • gjatësia nga niveli i tokës 18—21cm
  • qafa e rrënjës 4—6mm

Burrel

Fidanishte Lurimi Sh.p.k në lartësinë 290m mbi nivelin e detit me një kapacitet prej ~250 000 fidanësh. Fidanishte e organizuar dhe e mbajtur shumë mirë, e cila ofron nga farat e deri tek fidanët të moshave 5-6 vjeçare.

Farat e llojit Pinus Nigra janë të importuara nga Sllovenia dhe të mbjella e të rritura në fidanishte. Fidanët janë të pajisur me certifikatë fitosanitare.

Çmimi për fidan: 120 ALL (përfshirë 20% TVSH, për të gjitha moshat)

Fidanë lloji I

  • Pinus Nigra, 2 vjeçarë, me paketim
  • fidanët kanë rritje e përmasa të ndryshme
  • gjatësia nga niveli i tokës 32-41cm
  • qafa e rrënjës 8-11mm

Fidanë lloji II

  • Pinus Nigra, 3 vjeçarë, me paketim
  • fidanët kanë rritje e përmasa të ndryshme
  • gjatësia nga niveli i tokës 55-75cm
  • qafa e rrënjës 12-15mm

Fushë-Krujë

Fidanishte Xhepi Sh.p.k në lartësinë 110m mbi nivelin e detit me një kapacitet shumë të madh. Fidanishte e organizuar dhe e mbajtur shumë mirë e cila ofron nga farat e deri tek fidanët të moshave 5-6 vjeçare. Fidanishtja ofron certifikatën ISO 9001:2015 (Quality management systems).

Farat Pinus Nigra janë të mbledhura në Parkun Kombëtar të Qafshtamës dhe të mbjella e të rritura në fidanishte. Fidanët janë të pajisur me certifikatë fitosanitare.

Çmimi për fidan: 120 ALL (përfshirë 20% TVSH, për të gjitha moshat)

Fidanë lloji I

  • Pinus Nigra, 2 vjeçarë, me paketim
  • rritje uniforme e fidanëve
  • gjatësia nga niveli i tokës 12—15cm
  • qafa e rrënjës 5—6mm

Fidanë lloji II

  • Pinus Nigra, 3 vjeçarë, me paketim
  • fidanët kanë rritje e përmasa të ndryshme
  • gjatësia nga niveli i tokës 70—100cm
  • qafa e rrënjës 15—20mm

Korçë

Fidanishte Krora Sh.p.k në lartësinë 180m mbi nivelin e detit me një kapacitet shumë të madh farash dhe fidanësh. Fidanishte e organizuar dhe e mbajtur shumë mirë, e cila ofron material për pyllëzimin e sipërfaqeve të mëdha për projekte infrastrukturash (hidrocentralesh, rrugësh, etj…).

Farat Pinus Nigra janë nga zona e Voskopojës dhe të mbjella e të rritura në fidanishte. Fidanët janë të pajisur me certifikatë fitosanitare.

Çmimi për fidan: na u dhuruan 594 fidanë si donacion

Fidanët
  • Pinus Nigra, 1 vjeçarë, paketim me rrënjë të zhveshur
  • rritje uniforme e fidanëve
  • gjatësia nga niveli i tokës 9—11cm
  • qafa e rrënjës 3mm

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #21: 2024 Monitoring report / Tetor 4, 2024

Year 2024 was incredibly hot and dry, which had negative impact on the survival rate, we have 56.4% for the 2023 area, we are making changes for the 2024 season!

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.