Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022
Quick links
Shumë gjëra kanë ndodhur që nga përditësimi ynë i fundit në janar. Duam të ndajmë lajmet emocionuese nga muajt e fundit dhe të japim një përditësim mbi partnerët tanë të rinj, si dhe mbi progresin e projekteve të fidanishtes dhe ripyllëzimit.
Partnerë & Donatorë
Kemi disa lajme shumë të mira mbi mbledhjen e fondeve për t’i ndarë me ju dhe nuk mund të theksojmë mjaftueshëm se sa mirënjohës jemi të gjithë për mbështetjen. Donacionet tuaja bujare na mundësuan të përparojmë drejt qëllimeve tona të cilat vështirë t’i kishim arritur dot vetëm. Donacionet për vitin 2022 e deri më tani kanë ardhur nga tre burime kryesore.
Komuniteti i motoçiklistëve (motokomuniteti)
Motokomuniteti dhe donatorët individualë (54) kanë dhuruar 1 892 € deri më tani për vitin 2022.
Si fillim, dua të falenderoj Valle on Tour dhe motokomunitetin të cilët vazhdojnë të mbështesin pa kushte Trees for Lurë.
Bashkë me Valle ndoqëm një segment të TET që të çon tek liqenet. Siç thotë edhe vetë ai, për të ishte një ndër eksperiencat off-road më të vështira. Megjithatë, ai pati mundësinë të shijonte bukuritë e Parkut Kombëtar të Lurë-Mali Dejës si dhe rrugët sfiduese të tij. Gjatë aventurës sonë të vogël, ai pati gjithashtu mundësinë të shihte nga afër shkatërrimin e pyjeve.
Jam jashtëzakonisht i lumtur që episodi i Lurës në kanalin YouTube të Valle, seri mbi Ballkanin, ka arritur kaq shumë njerëz në të gjithë botën. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme të mund të flisja me shumë prej jush përgjatë 5 orëve transmetim (po, 5 orë!!) në transmetim të drejtëpërdrejtë në episodin e parë premierë.
<div style="position: relative; padding-bottom: 56.25%; height: 0; overflow: hidden;">
<iframe allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" allowfullscreen="allowfullscreen" loading="eager" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" src="https://www.youtube.com/embed/jpAEVEjpqVI?autoplay=0&controls=1&end=0&loop=0&mute=0&start=0" style="position: absolute; top: 0; left: 0; width: 100%; height: 100%; border:0;" title="Enduro extrem! Mein härtester Tag in Albanien"
></iframe>
</div>
Nëse edhe ti je i frymëzur për të vizituar Shqipërinë, ose nëse je pak kurioz të shohësh punën e bërë nga ne deri më tani, mos hezito të na kontaktosh.
Parteriteti me T-Shirt King & Button King
Në muajin mars T-Shirt King & Button King dhuruan €3 090.
Jam vërtetë i lumtur të ndaj me ju parteritetin më të ri me T-Shirt King & Button King nga Gjermania, të cilët kanë vendosur të mbshtesin Trees for Lurë duke dhuruar një fidan, për çdo porosi të bërë gjatë muajve mars, prill dhe maj 2022, në të dyja faqet e tyre online.
T-shirt King ka në fokus kryesor operimin në mënyrë të qëndrueshme në biznesin e tyre dhe mbështetja për Trees for Lurë i ndihmon ata në arritjen e këtij qëllimi. Gjithashtu, ata na përzgjodhën mbi të gjitha për transparencën me të cilën punojmë si dhe për përfshirjen aktive të komunitetit vendas në këtë projekt.
Parteriteti me Fry-IT, Ltd.
Fry-IT, Ltd. dhuroi £10 000/€11 873.
Fry-IT nga UK na mbështet që prej vitit 2021. Për këtë vit ata vendosën të rrisin donacionin nga viti i kaluar, pasi janë shumë entuziastë për suksesin e vjetshëm.
Një tjetër motiv për të cilin ata janë shumë mbështetës për ne është menaxhimi transaperent i shumave të larta të parave drejt komunitetit vendas në Lurë, ku u mbollën edhe 2,712 fidanë.
Gjithashtu, Fry-IT mbështet me shumë entuziazëm ndërtimin e fidanishtes tonë në Lurë ku mund të rrisim fidanët tanë dhe për rrjedhojë të zgjerojmë impaktin dhe mundësitë e angazhimit të komunitetit vendas.
Faleminderit për besimin!
Jam shumë i lumtur që parteritetet tona të reja vijnë si rrjedhojë e punës tonë transparente dhe kapacitetit tonë për të mbajtur premtimet e dhëna.
Nuk ka qenë e thjeshtë që të mbahej një nivel i lartë dhe strikt transparence, të merreshin të gjitha lejet e nevojshme për mbjellje si dhe t’ju përmbaheshim të gjitha rregullave dhe kufizimeve. Më në fund puna e bërë deri tani po merr frytet e saj dhe jam tejmase krenar që Trees for Lurë mund të konsiderohet një OJF e besueshme për partnerët tanë.
Fidanishtja e Trees for Lurë
Lajmi i dytë i madh dhe shumë i rëndësishëm që dua të ndaj me ju është nisja e projektit tê fidanishtes së Trees for Lurë në Fushë-Lurë.
Për më shumë informacion të detajuar mbi funksionimin e fidanishtes, cilat lloje fidanësh do të rrisim, kush do angazhohet me të do publikojmë në vijim një përditësim. Megjithatë, në këtë përditësim dua të përqëndrohem më shumë në rëndësinë e këtij projekti për Trees for Lurë.
Mendojmë që fidanishtja është elementi thelbësor për të krijuar një projekt të qëndrueshëm dhe afatgjatë ripyllëzimi brenda Parkut Kombëtar Lurë-Mali Dejës. Gjithashtu, fidanishtja do të japë zgjidhje për shumë problematika që kemi hasur më përpara, si për shembull: çështjet ligjore, tregu i limituar për fidanë me standart të lartë, qëndrueshmëri ekonomike e operacioneve të ripyllëzimit si dhe mundësia për të krijuar vende të reja pune në fshat.
Për shkak të legjislacionit dhe rregulloreve të parkut, AKZM & AdZM Dibër nuk na miratojnë dot kërkesën për të mbjellë në zonat më të larta të mbrojtura (si për shembull rreth liqeneve), pasi që të plotësohen kriteret për të mbjellë në këto zona duhet që fidanët që mbillen të vijnë nga fara e mbledhur brenda Parkut Kombëtar. Me pak fjalë, për momentin nuk ka asnjë fidanishte në Shqipëri që prodhon fidanë të përshtashëm për t’u mbjellë tek liqenet.
Sivjet do hapim një fidanishte dhe do provojmë të testojmë rritjen e 5,000 fidanëve të llojit Pishë e zezë, të cilën na lejohet ta mbjellim brenda parkut (mbështetur edhe në projektin e miratuar) afër zonës ku kemi mbjellë gjatë vitit 2021. Fara dhe preparati i mbjelljes (dhé dhe pleh) janë të mbledhura brenda zonës së parkut.
Çfarë e bën të veçantë fidanishten tonë është fakti që është e vendosur në kuotën 1,060m mbi nivelin e detit, ndryshe nga fidanishte të tjera që janë në kuotën 280m - 390m mbi nivelin e detit. Kjo do të thotë që do prodhojmë fidanë që do të mbillen në po të njejtën klimë ku edhe janë rritur. E ky fakt ndikon në përqindjen e mbijetueshmërisë tek fidanët që ne mbjellim, e për pasojë ndikon edhe në qëndrueshmërinë ekonomike të të gjithë projektit të ripyllëyimit.
Gjithashtu, fidanishjta do të krijojë mundësi të reja punësimi për komunitetin vendas. Trees for Lurë do të punësojë punëtorë vendas për shërbime në serë si për shembull, mbledhje e farës në periudhën e përshtashme, mbjellje e farës në pranverë, mirëmbajtje e serës etj., duke krijuar një implakt të rëndësishëm në ekonominë e fshatit.
Nëse çdo gjë ecën sipas planit, do të mund të mbjellim fidanët tanë të parë në vjeshtë 2022. Por mbase kjo ide është tepër optimiste dhe eksperienca në fakt na ka mësuar se shumë gjera mund të shkojnë keq, ndaj edhe nëse arrijmë të mbjellim në vjeshtë 2023, prapëseprapë për ne do jetë suskses i madh.
Sezoni pranveror i mbjelljes
Plani fillestar për 2022 ishte që operacionet e mbjelljes do të ndaheshin mes stinës së pranverës dhe vjeshtës. Por kur vajtëm në Lurë në periudhën e përshtatshme për të mbjellë Pishën e zezë, gjetëm borë, ftohtë dhe rrugë të bllokuara që të çojnë tek zona e mbjelljes. E duke qenë se periudha e përshtatshme për të mbjellë është shumë e shkurtër (vetëm tre javë) si dhe moti është i paparashikueshëm në këtë sezon, kemi vendosur që të mos planifikojmë më mbjellje në këtë periudhë. Kjo edhe për shkak të rrezikut të lartë që fidanët që ne mbjellim - të cilët janë të rritur në një klimë më të butë - mos ti rezistojnë klimës së ashpër të fund-dimrit në Lurë.
Duke konsideruar të gjitha rreziqet, duket qartë që mbjellja e pranverës me shumë gjasa do të sillte vetëm humbje kohe dhe parash. Mendojmë që është më mirë që një pjesë të donacioneve ti përdorim për ndërtimin dhe funksionimin e fidanishtes.
Në emër të gjithë ekipit,
Pavel
Archive
Update #21: 2024 Monitoring report / Tetor 4, 2024
Year 2024 was incredibly hot and dry, which had negative impact on the survival rate, we have 56.4% for the 2023 area, we are making changes for the 2024 season!
Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024
Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK
Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024
Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!
Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023
Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!
Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023
Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023
Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023
Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.
Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023
Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.
Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022
10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!
Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022
78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.
Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022
Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.
Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022
Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?
Përditësim #10 / Tetor 25, 2021
Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.
Përditësim #9 / Tetor 1, 2021
Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.
Përditësim #8 / Shtator 21, 2021
Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!
Përditësim #7 / Korrik 20, 2021
Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.
Përditësim #6 / Maj 20, 2021
Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!
Përditësim #5 / Prill 21, 2020
Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19
Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019
Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?
Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019
Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë
Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019
Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.
Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019
Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.