Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024
Do të donim ta nisnim mbarë vitin 2024 duke parë pak nga punët dhe arritjet e vitit të kaluar, pasi 2023 ishte pa dyshim vit me plot sfida për ne. Jo vetëm që mbollëm 10,000 fidanë të tjerë, por gjithashtu ndërtuam një serë të re, përmirësuam fidanishten si dhe zgjeruam gamën e aktiviteteve tona duke përfshirë fëmijët gjatë eventeve me shkollat.
Trees for Lurë feston 3 vjet
Kemi pregatitur një material të shkurtër ku kemi përmbledhur punën tonë të bërë gjatë tre viteve të fundit, duke përmendur informacione të rendësishme të projekteve tona të
Ripyllëzimit,
Fidanishtes dhe
Komunitetit .
Broshurat mund të lexohen në Anglisht, Shqip, Çekisht dhe Gjermanisht.
Ripyllëzimi
Në vitin 2023 mbollëm me sukses 10,081 fidanë të llojit Pishë e zezë ku u rijetëzua 6.38ha terren pyjor brenda Parkut Kombëtar Lurë-Mali Dejës, duke e çuar numrin e fidanëve të mbjellë prej Trees for Lurë në një total prej 22,793 fidanësh dhe sipërfaqe të ripyllëzuar në një total prej 15.22ha.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të Ripyllëzimit. Mund të lexoni gjithashtu edhe raportin e detajuar për mbjelljen e vitit 2023 në Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në 2023.
Fidanët e parë nga fidanishtja jonë
Ky vit ka qenë tepër i veçantë për ne pasi për herë të parë mbollëm fidanë të llojit Pishë e zezë të rritur nga fara në fidanishten tonë, në Fushë-Lurë. Kjo përveçse shënon një arritje të madhe për Trees for Lurë, na jep mundësinë të kemi ulje të konsiderueshme të kostove vjetore në të ardhmen si dhe na ndihmon të kontribuojmë gjatë e në mënyrë të qëndrueshme me nismën tonë të ripyllëzimit, brenda Parkut Kombëtar Lurë-Mali Dejës.
Numra rekord të përfshirjes së komunitetit
Në vitin 2023 arritëm një numër rekord të punëtorëve që na u bashkuan gjatë sezonit të mbjelljes. Në vitin 2021 e nisëm operacionin e ripyllëzimit me vetëm 6 punëtorë, ndërsa sivjet arritëm të punësonim 35 punëtorë. Kjo rritje interesi për të punuar me ne ka të bëjë mbi të gjitha me fitimin e besimit të komunitetit vendas, duke punuar me ta në mënyrë transparente, të drejtë dhe konsistente për tre vite rradhazi.
Evente me shkollat
Këtë vit prezantuam një mënyrë të re për të përfshirë shkollat, me fëmijë nga fshati i Fushë-Lurës dhe nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi kryesor i këtyre eventeve është krijimi i një programi edukues ku të përfshihen fëmijët gjatë sezonit të mbjelljes. Patëm mundësinë t’ju tregonim fëmijëve të gjithë procesin, nga fara - tek fidanët e moshave të ndryshme në fidanishte - tek mbjellja e fidanëve në terren, në Parkun Kombëtar Lurë-Mali Dejës. Arritëm ta realizonim këtë aktivitet në tre evente me tre shkolla të ndryshme. Mund të lexoni më tepër mbi eventet me shkollat për 2023 në Përditësim #17.
Fidanishtja
Përmirësimi dhe zgjerimi i fidanishtes ishte një ndër objektivat tonë kryesorë për vitin 2023. Kemi punuar vërtetë fort për të përmirësuar procesin dhe metodën e rritjes së fidanëve në mënyrë që të arrinim rezultate më të mira për të rritur kapacitetin prodhues të fidanishtes.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen e Fidanishtes.
Sera
Sera është një element thelbësor për të zgjatur sa më shumë periudhën e vegjetacionit, sidomos kur kemi të bëjmë me një klimë të ftohtë si ajo e Lurës. Në pranverë të 2023 ndërtuam serën tonë të parë me dimensione 13m x 5m (65m2) me një kapacitet prodhues prej 15,000 fidanësh. Deri tani kemi arritur të rrisim 5,600 fidanë të llojit Pishë e zezë dhe 3,000 fidanë të llojit Bredh, farën e të cilëve e mbollëm në Maj 2023.
Farat
Kemi përmirësuar prcesin e trajtimit të farave dhe pregatitjen e tyre për mbjellje. Të gjitha farat kalojnë në një proces pastrimi dhe seleksionimi për të siguruar një shkallë më të lartë mbirje. Gjithashtu, nëpërmjet procesit të Shtresëzimit (Stratification process) përmirësohen akoma më tepër rezultatet e mbirjes. Për më shumë detaje, lexoni Përditësim #15
Vazo të riciklueshme për farat
Në vitin 2022 kemi përdorur qese plastike për të rritur fidanët tanë të parë. Në 2023 vendosëm të investojmë në vazo të riciklueshme nga një kompani Suedeze. Ata prodhojnë vazo nga plastikë e ricikueshme të cilat zgjasin 10 vite përdorim. Vazot që aktualisht ne përdorim janë të llojit BCC HIKO V120SS të cilat përdoren për fidanë një vjeçarë.
Preparati dheut
Krahasuar me vitin 2022, ku përdorëm dhé të thjeshtë dhe pleh, sivjet ndryshuam preparatin në substrat torfe. Ky preparat ka vlera të përshtashme pH dhe nuk ka shtesa plehu apo aditivësh, duke minimizuar infeksionet mykotike në fazat e hershme të mbirjes së farës si dhe duke na dhënë kontroll mbi plehrat organikë që përdorim.
Sistemi i monitorimit
Kemi ndërtuar një sistem monitorimi dhe kontrolli i cili është thelbësor për mbarëvajtjen e fidanishtes. Sistemi mbledh të dhëna mbi klimën, temperaturat dhe lagështirës brenda dhe jashtë serës, si dhe nivelit të lagështisë nëpër vazo brenda në serë. Më pas, të dhënat dërgohen nëpërmjet sistemit GSM në kompjuterat tanë. Ne i përdorim këto të dhëna për të përcaktuar kohën dhe sasinë e vaditjes, hedhjes së plehrave organikë, apo për të përcaktuar detyra të tjera të rëndësishme në fidanishte.
Partnerë & Donatorë
Duam të falenderojmë të gjithë partnerët dhe donatorët që na kanë mbështetur gjatë vitit 2023. Në faqen tonë mund të gjeni një seksion të ri me emrin Partnerët ku mund të gjeni informacion më të detajuar mbi format e bashkëpunimit me të gjithë partnerët tanë.
risr/, Angli
Falenderojmë në mënyrët të veçantë risr/ për mbështetjen e vazhdueshme. Kontributi i tyre ishte thelbësor për ndërtimin dhe zgjerimin e fidanishtes gjatë vitit 2023.
BestSeller, Shqipëri
Jemi krenarë të njoftojmë që BestSeller ështe një ndër partnerët tanë më të rinj. Na lumturon që një markë kaq e njohur dhe Shqiptare i është bashkuar nismës tonë. BestSeller vendosi që nga viti 2023 të na mbështesë finaciarisht në terma afatgjatë.
One Tree Planted, USA
Që në fillim të vitit 2023 kemi punuar me One Tree Planted për të realizuar projektin e tyre të parë të ripyllëzimit në Shqipëri. Ata na siguruan bashkë-financim për mbjelljen e 10,000 fidanëve si dhe na udhëzuan mbi metodologjinë e duhur se si të monitorojmë projektet tona të ripyllëzimit.
<div style="position: relative; padding-bottom: 56.25%; height: 0; overflow: hidden;">
<iframe allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" allowfullscreen="allowfullscreen" loading="eager" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" src="https://www.youtube.com/embed/Ti8R3pxWiNo?autoplay=0&controls=1&end=0&loop=0&mute=0&start=0" style="position: absolute; top: 0; left: 0; width: 100%; height: 100%; border:0;" title="Making a Change in 2023 | One Tree Planted"
></iframe>
</div>
Në emër të gjithë ekipit,
Pavel
Archive
Update #21: 2024 Monitoring report / Tetor 4, 2024
Year 2024 was incredibly hot and dry, which had negative impact on the survival rate, we have 56.4% for the 2023 area, we are making changes for the 2024 season!
Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024
Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK
Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024
Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!
Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023
Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!
Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023
Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023
Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023
Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.
Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023
Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.
Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022
10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!
Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022
78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.
Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022
Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.
Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022
Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?
Përditësim #10 / Tetor 25, 2021
Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.
Përditësim #9 / Tetor 1, 2021
Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.
Përditësim #8 / Shtator 21, 2021
Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!
Përditësim #7 / Korrik 20, 2021
Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.
Përditësim #6 / Maj 20, 2021
Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!
Përditësim #5 / Prill 21, 2020
Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19
Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019
Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?
Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019
Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë
Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019
Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.
Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019
Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.