NEWS

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Jam jashtëzakonisht i lumtur që ndaj me ju këtë përditësim. Trees for Lurë ka bërë një hap të madh përpara dhe kemi kaluar nga aktivitetet përgatitore/të dokumenteve në fazën që më në fund “të përveshim mëngët”!

Kemi hapur 2 550 gropa!

Kemi arritur të gërmojmë 2 500 gropa (plus 50 të tjera ekstra) në vetëm 3 ditë, kur kishim parashikuar 10 ditë për këtë proces. Falenderime të mëdha për punën shkojnë për ekipin vendas me të cilin kemi punuar.

Gropat ndryshojnë në madhësi por janë sipas përcaktimeve të projektit, nga 30x30x30cm deri në 40x40x35cm për të përshtatur fidanët me madhësi të ndryshme që do të mbillen.

Kam respektin më të madh për çdo person që vendosi të na ndihmojë me këtë punë të vështirë.

2 550 gropa në zonën A13/Borie-Lurë
2 550 gropa në zonën A13/Borie-Lurë

Mbështetje e komunitetit vendas

Unë besoj me vendosshmëri se angazhimi dhe përfshirja e komunitetit vendas është çelësi për rezultate të suksesshme të projektit Trees for Lurë, në terma afatgjatë.

Ekziston një mungesë totale të vendeve të punës në zonat rurale siç është Lura. Prandaj i propozuam komunitetit vendas që të na ndihmonte me punën që duhej bërë, kundrejt pagesës.

Ne i ofruam të gjithëve pagë të mirë, ramë dakord për çmimin për gropë dhe i paguam të gjithë në fund të secilës ditë pune. Kjo u dha njerëzve fleksibilitet për të zgjedhur ditët e tyre të punës. Disa vendosën të punojnë falas, të tjerët u paguan.

Djemtë punuan shumë, madje thanë se terreni ishte i lehtë për t’u punuar! Unë nuk jam shumë i sigurtë për këtë! U përpoqa dhe në pjesën më të madhe, dështova… :)

Ne jemi krenarë që mund të kontribuojmë drejtpërdrejt në komunitet dhe të ndihmojmë aty ku mund të bëhet një ndryshim i vërtetë.

Ekipi ynë lokal i cili na ndihmoi të gërmojmë 2550 gropë
Ekipi ynë lokal i cili na ndihmoi të gërmojmë 2550 gropë

Nryshime në projekt, AdZM

Ka pasur ndryshime në minutën e fundit në projektin tonë, bazuar në sugjerimet e AdZM Dibër. Kjo solli edhe ndryshimin e zonës së mbjelljes dhe mbjelljen e Pinus Nigra (100%) e cila i përshtatet zonës.

Arsyeja kryesore është se Parku Kombëtar i Lurë-Mali Dejës është i ndarë në tre zona për sa i përket mbrojtjes së mjedisit. Zona e kategorisë së parë dhe më e mbrojtur është ajo rreth liqeneve.

Në këtë zonë lejohet të mbillen vetëm disa lloje pemësh të cilat rriten në të njëjtën kuotë/lartësi.

Problemi këtu ishte lartësia mbi nivelin e detit. Është pothuajse e pamundur të sigurohen fidanë të kuotave të larta mbi nivelin e detit në Shqipëri. Deri tani nuk kemi informacion nëse ka furnizues të mundshëm që tregtojnë pemë të përshtatshme për kuotën e zonës tonë të mbjelljes.

Në bashkëpunim me AdZM Dibër do arrijmë objektivat e 2021, e sipas kërkesave dhe sugjerimeve të tyre zona e re është zgjedhur në një kuotë më të ulët.

Kjo do të na lejojë të sjellim pemë në Lurë për të cilat është 100% e sigurtë që rriten në zonë dhe kanë probabilitet më të lartë për të mbijetuar.

Mënyra të reja donacioni

Faqja e donacioneve është përditësuar, për t’i bërë donacionet më të lehta dhe pa kosto shtesë.

Tani është e mundur të bëhen donacione drejtpërdrejtë në llogaritë tona bankare në Shqipëri. Për donatorët nga vendet e BE-së është edhe llogaria bankare e FAR&FURTHER z.s. e cila mbledh donacionet brenda Bashkimit Evropian.

Ç’pritet më tej?

Në javët e ardhshme do të udhëtojmë nëpër Shqipëri. Do të vizitojmë pika të shitjes së pemëve për të zgjedhur furnizuesit më të mirë të fidanëve për projektin tonë.

Fidani më i mirë nuk është ai më i liri, por një Pinus Nigra i shëndetshëm 2-3 vjeçar, i cili përmbush specifikimet e cilësisë.

Në emër të gjithë ekipit,
Pavel

Archive

Update #21: 2024 Monitoring report / Tetor 4, 2024

Year 2024 was incredibly hot and dry, which had negative impact on the survival rate, we have 56.4% for the 2023 area, we are making changes for the 2024 season!

Update #20: Researcher from UK & week of meetings / Korrik 7, 2024

Week of meetings with institutions and NGOs with researcher Stephen Haywood from the UK

Përditësim #19: Përmbledhje për vitin 2023 / Janar 28, 2024

Përmbledhje dhe broshura e punës tonë për 2023, një vit plot sfida dhe arritje!

Përditësim #18: 10,081 fidanë të mbjellë në vjeshtë 2023 / Dhjetor 15, 2023

Kemi mbjellë 10,081 fidanë të tjerë, duke e çuar numrin total të fidanëve të mbjellë në 22,793!

Përditësim #17: Organizimi i eventeve me shkollat / Dhjetor 7, 2023

Organizimi i eventeve me shkollat për vitin 2023

Përditësim #16: Dorjani largohet nga Trees for Lurë / Korrik 10, 2023

Dorjani vendosi të largohet nga projekti që të përqendrohet në mundësi të tjera emocionuese.

Update #15: Pregatitja e farave të Pishës së zezë, Bredhit dhe Arnenit për mbjellje në serë / Prill 11, 2023

Po pregatisim farën për të rritur 11,000 fidanë në serë.

Përditësim #14: Mbjellja e 10 000 fidanëve!!! / Tetor 17, 2022

10 000 fidanë! Po dalim nga zona e komfortit dhe po kalojmë në një nivel tjeter!

Përditësim #13: 78% shkalla e mbijetesës për vitin e parë / Shtator 13, 2022

78% shkalla e mbijetesës, problematikat dhe çfarë kemi mësuar.

Përditësim #12: Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë / Maj 12, 2022

Partneritete, fidanishtja & mbjellja në pranverë.

Përditësim #11: Financat 2019–2021 / Janar 27, 2022

Si i kemi përdorur donacionet ndër vitet 2019–2021?

Përditësim #10 / Tetor 25, 2021

Përzgjedhja e fidanëve të përshtashëm për mbjellje dhe furnizuesit.

Përditësim #9 / Tetor 1, 2021

Kemi hapur 2 550 gropa! Kemi bërë ndryshime në projekt nën sugjerimet e AdZM, shumë mbështetje nga vendasit dhe mënyra të reja për të bërë donacionet.

Përditësim #8 / Shtator 21, 2021

Dritë jeshile për 2 500 pemë të reja, për zonën e re dhe për mbjelljen me fara!

Përditësim #7 / Korrik 20, 2021

Borë në fund të majit, dokumentet dhe planet për vjeshtë 2021.

Përditësim #6 / Maj 20, 2021

Ja ku jemi sërisht! Aktiviteti i parë për vitin 2021 do të zhvillohet në datat 28-30 maj, ku do të mbjellim 2 500 pemë në Lurë!

Përditësim #5 / Prill 21, 2020

Njëherë tërmeti, e tani pandemia botërore COVID-19

Përditësim #4 / Dhjetor 16, 2019

Tërmeti, pse mbollëm 51 pemë dhe ç’pritet më tej?

Përditësim #3 / Nëntor 26, 2019

Tërmeti, aktiviteti i 2019 anullohet, kërkohen vullnetarë

Përditësim #2 / Nëntor 24, 2019

Më shumë vullnetarë, duke u bërë gati për javën që vjen, Bëj një fëmijë të lumtur!, përditësime mbi takimet në TV, Radio dhe Ambasadën e Republikës Çeke.

Përditësim #1 / Nëntor 15, 2019

Përshëndetje Scout Tirana 1, Bëj një fëmijë të lumtur!, antarë të rinj të ekipit, stickers dhe partnerë të entuziazmuar.